Ndërpriten dritat në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Vllaznia – Teuta

508
Sigal

Është ndërprerë energjia elektrike në stadiumin e qytetit të Shkodrës “Loro Boriçi” gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës.

Energjia është ndërprerë në minutën e 16 të takimit, kur Vllaznia ishte duke zhvilluar një sulm. Energjia në stadium është mbajtur për disa minuta me gjenerator, përmes sistemit të emergjencës.

Ndeshja po ashtu u ndërpre për disa minuta, derisa u rikthye energjia elektrike. Sfida vijoi normalisht, pasi energjia u kthye sërish në stadium.