Letra prekëse e Totti-t për Buffon: E nisëm fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra

597
Sigal

Të shtunën Buffon do të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin, klubin me të cilin ka kaluar 17 sezone të karrierës së tij. 40-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur apo do të marrë një rol drejtuesi, por gjithsesi largimi i tij nga ‘zonja e vjetër’ ka sjellë reagimin e tjetër legjende, Francesco Totti-t.

Ish-kapiteni i Roma-s me anë të një letre të botuar nga “Gazzeta dello Sport” i kujton Buffon-it momentet e lavdishme të kaluara te kombëtarja e Italisë.

“Gjithmonë e kam gjetur veten në role të kundërta: unë nuk mund të largohesha nga fanella ime. Besoj se njëjta gjë vlen edhe për ju, që gjithmonë u përpoqët të përcillni racionalitet. Për mua ishte e vështirë, nganjëherë tronditëse, për ta mbyllur “rrethin”.

Dhe tani, që e keni shpallur lamtumirë tuaj nga Juventusi, Gigi i dashur, unë ndjehem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund t’u them se çfarë do të ndjeni nesër, në stadiumin tuaj. Unë nuk e di edhe se çfarë do të lëvizë në kokën tuaj në orët e ardhshme, kur të vendosni nëse do të vazhdoni, apo të ndaleni.

Gjithkush i proceson gjërat në mënyrën e vet. Por, jam i sigurtë se këto ditë do t’u ndodhë që ta ktheni prapa kasetën e karrierës suaj. Dhe është mirë të mendojmë se në filmat tanë përkatës, ne të dy morëm pjesë. Ne kaluam me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra.

Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë blu. Dhe kemi luftuar për lëkura të ndryshme, respektivisht: verdhekuqe dhe bardhezi. Unë luftoj të rikthehem pas me porosi, por vorbulla që del jashtë është me të vërtetë e madhe: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona.

Dhe them faleminderit, sepse kundërshtari dhe shoqëruesi keni qenë Ju. Nëse keni nevojë për këshilla në ditët e ardhshme, më bëni një telefonatë. Unë gjithmonë do të jem atje, për Ju.