Basha fton shqiptarët në protestë: Të shkarkojmë Xhafaj, të rrëzojmë qeverinë

648
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët të ngrihen në protestë për të rrëzuar qeverinë, sipas tij pengesën e vetme për integrimin e Shqipërisë.

“Opozita e bashkuar i fton gjithë qytetarët shqiptarë nga lindja në perëndim demokratë e socialistë të bashkohemi në protestën e vetëm për të larguar qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti dhe çdo hallkë ata që ndihmon kriminelët. Në protestë për largimin e Fatmir Xhafajt.
Sot duhet të kemi një ministri të brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm.
Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë.
Të gjithë ne pavarësisht se cilës parti i përkasim jemi në radhë të parë shqiptarë. Mbi të gjitha ne duam vendin tonë Shqipërinë”.