VIDEO/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia Rrugore arreston 4 shoferë, pezullon 35 patenta

484
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor. Policia Rrugore e kryeqytetit nisur edhe nga problematika më e shtuar është fokusuar në zonën e Tiranes së Re ( Komuna e Parisit ), për parkimet e gabuara që janë kthyer një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e kësaj zone, por jo vetëm si dhe për shkelje të tjera të legjislacionit rrugor.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar:

• 4 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur,
• 12 Leje Drejtimi të pezulluara, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
• 23 Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara,
• 44 automjete të ndaluara administrativisht, për detyrime të pashlyera, nga te cilat 10 prej tyre me më shumë se 15 masa të pashlyera,
• 18 masa administrative, për mungesë të sigurimit të detyrueshëm dhe Kontroll Teknik.
• 9 masa administrative, për xhama të errësuar,
• 210 masa, për parkime të gabuara,
• 7 mjete, të spostuara për zënie të hapësirës publike,
• 140 masa administrative, për shkelje te tjera, pa sanksion plotësues.
Ndërkohë kontrolli i territorit do vazhdojë përgjatë gjithë fundjavës, me shërbime të shtuara, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.