Los Angeles Lakers ka fituar superderbin e mbrëmjes në NBA përballë Milwaukee Bucks.
Ishte një përballje e dy skuadrave më të mira këtë edicion në NBA, vendi i parë në Konferencën e Perëndimit me vendin e parë në Lindje.
Lakers në fund kanë marrë fitore me 10 pikë diferencë 113:110, në një takim ku shkëlqeu LeBron James.
‘Mbreti’ James realizoi 37 pikë, si dhe shtoi tetë kërcime, shtatë asistime e tre topa të vjedhur në këtë triumf të Lakers.
Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që ndeshjen e përfundoi me 30 pikë e nëntë kërcime.
Tek mysafirët më efikasi si gjithmonë ishte Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.
Lakers aktualisht ka bilanc prej 48 fitoreve e 13 humbjeve, derisa Bucks vazhdojnë në pozitën e parë në Lindje me bilanc prej 53 fitore e 10 disfata.