7 Marsi, Kryemadhi uron mësuesit dhe bën një zotim: Do kthejmë Shqipërinë në vendin ku…

334
Sigal

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë mësuesit shqiptarë, të cilët festojnë sot 7 Marsin.

“Sot është dita e mësuesve të Shqipërisë, influencuesve më të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri dhe formësimin e të ardhmes së kombit tonë. Ndërsa misioni i tyre i përditshëm shkon te edukimi i fëmijëve, zotimi im për të gjitha familjet shqiptare është kthimi i Shqipërisë në vendin ku mësuesi që ka në duar edukimin e brezave do jetë më i fortë dhe i respektuar, se ai që në duar ka pushtetin apo armët e krimit”, shkruan Kryemadhi.

Më tej shton:

“Të dashur mësues, unë besoj te ju dhe misioni juaj! Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar fëmijët tanë. Ngrihuni, hiqni pluhurin nga vetja dhe filloni përsëri nga një perspektivë e freskët. Besoni te profesioni juaj dhe duajeni atë. Zgjoni pasionin që keni për lëndën tuaj ose për të mësuar dhe për të dhënë dije! Mençurojini dhe ndihmojini brezat të rriten me dashuri. Ngrihuni çdo ditë dhe bëni atë që bëni më mirë.
Ju do të ndikoni te ata, që të bëhen më të mirë se sa e imagjinoni ndonjëherë. Mësojini fëmijët se ata nuk janë as “djaj “dhe as “engjëj”, ndoshta disa nuk janë aq shumë të zot dhe nuk shkëlqejnë, por ata janë e ardhmja jonë dhe meritojnë gjithë besimin dhe përkujdesjen tonë. Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi! Gëzuar festën, ju të mirët mësues! Gëzuar nga mot!”