Lautaro Martinez: Interesimi i Barcelonës? Jam mirë tek Interi …

470
Sigal

Lautaro Martinez ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek Interi pavarësisht zërave që e shohin te Barcelona. Klubi spanjoll ka shfaqur interes për bomberin argjentinas, por kjo nuk e shqetëson aspak.

“Nuk kam folur me agjentin tim për një interesim të Barcelonës, por jam mirë tek Interi. Kam folur me trajnerin e ri dhe dua të rikthehem në klub për të nisur sezonin. Kupa e Amerikës ishte shumë pozitive për shumë djemë që veshën fanellën e kombëtares për herë të parë. Tani duhet të punojmë për një nivel më të lart”, deklaroi sulmuesi zikaltër në një intervistë për “Fox Sports”.

Afrimi i mundshëm i Dzekos dhe Lukakut duket se nuk përbën problem për Lautaro Martinez, i cili pritet që të ketë hapësirat e tij në sulmin e Interit.

Image