Sukses i rradhës/ Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Sarajevë

181
Sigal

Loriana Kuka, xhudisja nga Kosova fitoi së fundmi medaljen e artë në European Open në Sarajevë.

Kuka e cila merr pjesë në kategorinë -78 kilogramë, ka mposhtur në finale italianen Linda Politi. Vlen të theksohet se edhe Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një medalje në Grand Slam të Parisit.

Ky është suksesi i radhës nga xhudistet të cilat kanë shënuar suksese të mëdha nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.

Sa herë ka një garë të xhudos diku në botë dhe sportistët tanë marrin pjesë, të gjithë janë në pritje të medaljeve pasi kurrë nuk mungojnë.