Botërori për Klube, i cili do të zhvillohet në shtetin e Katarit nga 4 shkurti deri më 11 shkurt, do të mbahet me tifozë në stadium.
Këtë lajm e deklaron komiteti organizativ, në Katar, i cili njofton se biletat janë në shitje dhe do të ketë bileta falas për personat me aftësi të kufizuara, por të shoqëruar nga një person tjetër.
Nuk dihet ende sesa do të jetë kapaciteti i tifozerive në stadiume, në një kohë kur mbarë globi po lufton me pandeminë e COVID-19.






















