Ditën e sotme, Drejtuesi politik i PD-së, Dibër, Xhelal Mziu së bashku me Kryetarin e degës së PD, Naim Gazideden dhe sekretarin Luana Haka, ka zhvilluar një takim më strukturat e PD të grupseksionit Maqellarë.
“Si Drejtues politik i Qarkut dhe si bir i Dibrës vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z.Naim Gazidede dhe sekretarin z.Luan Haka kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre, por dhe shpalosjen e platformës.”, – u shpreh Mziu me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregoi dhe pikat kyçe që u zhvilluan gjatë diskutimit.
Postimi i tij i plotë :
Takim me strukturat e Partisë Demokratike të grupseksionit Maqellarë Dibër!
Si drejtues politik i Qarkut dhe si bir i Dibrës vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z.Naim Gazidede dhe sekretarin z.Luan Haka kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre, por dhe shpalosjen e platformës.
Të gjithë e dimë se qeveritarët e “sektit” të Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe po qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe një grushti “klientësh”
Maqellara apo siç quhet ndryshe Fusha e Shehrit është hambari i Dibrës, por fusha e saj ngelet djerrë për shkak të mungesës së ujit vaditës
E gjithë kjo zonë vuan mungesën e ujit të pijshëm, Qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për ti dhënë zgjidhje, duke i lënë në mëshirë të fatit më shumë se 15 mijë banorë
Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, pa ngrohje, pa ujë, çdo ditë emërohen mësues militantë ndërsa atyre pak profesionistëve u bëhet presion për vendin e punës
Qendrat shëndetësore të fshatrave mungojnë, por edhe aty ku janë, nuk ofrojnë shërbim për qytetarët duke i përplasur në spital edhe për shërbime ambulatore shumë të lehta
Qytetarët Dibranë nuk meritojnë të nëpërkëmben, nuk meritojnë të qeverisen nga injorantë e banditë, ushtarë të Rilindjes. Fëmijët tanë nuk mund t’ua lëmë në dorë militantëve Rilindas, ndaj ka ardhur koha tu themi STOP. Është përgjegjësi e jona të mos lejojmë më të tallen me fatet e fëmijëve tanë
Pas 25 prillit Qeveria e djathtë Basha, do të hartojë politika për kthimin e të rinjve që po braktisin vendin si pasojë e keq qeverisjes.
Bujqit dhe fermerët janë braktisur pa asnjë mbështetje por pas 25 prillit e para është ulja e çmimit të naftës, sigurimi vaditjes.
Partia Demokratike do të rikthejë dinjitetin dhe do të qeverisë me qytetarët dhe për qytetarët.
Do të rikthehen subvencionet në bujqësi, blegtori, pemtari etj.
Do të vendosë si prioritet rikthimi i turismit , infrastrukturës rrugore dhe atë turistike
Do të gjejmë zgjidhjen më të shpejtë për ujësjellësin e Maqellarës me rrjedhje të lirë si dhe riparimin e liqeneve për vaditje.
Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes “ortake” e Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.
25 prilli shpresë për Shqipëtarët, me Kryeministër Lulzim Bashën!
#Ditëmëtëmira





















