PD, Basha: Kërkojmë hapjen e negociatave sa më parë, do të ishte presion shtesë ndaj qeverisë së dështuar

450

 

Lulzim Basha për mediat, nga Brukseli

 

Pyetje: Ju sot keni marrë pjesë në aktivitetin e
organizuar nga “Miqtë e Europës”, është një aktivitet që organizohet përvit. Në
Esen ju jeni takuar edhe me kancelaren gjermane, për çfarë keni diskutuar me
të?

Basha:
Unë vij nga Esen ku isha i ftuar nga kancelarja Merkel në Kongresin e CDU-së,
ku ajo u rizgjodh dhe shpalli kandidimin për Kancelare të Gjermanisë në
zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Pata mundësinë të takohem me kancelaren
Merkel, ta falënderoj për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë, për mbështetjen që
vazhdon ti japë vendit tonë jo vetëm për integrimin në Bashkimin Europian por
edhe luftën kundër korrupsionit, kundër krimit dhe për demokracinë, për
zgjedhjet e lira në vend. Dhe dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se
kancelarja Merkel do të mbështesë pa asnjë lëkundje Shqipërinë dhe gjithë
shqiptarët në këto sfida të jashtëzakonshme, në veçanti sa i përket luftës
kundër krimit dhe korrupsionit, dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të
ndershme si një sfidë imediate për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot
në Bruksel kam pasur takime dhe do të vazhdoj të kem takime të nivelit të lartë
me anëtarë të Komisionit Europian, me drejtuesit më të lartë të Partisë
Popullore Europiane,  eurodeputetët, ku në qendër të bisedimeve është
padyshim sfida që Shqipëria ka në raport me luftën kundër krimit, korrupsionit,
zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Partia Demokratike dhe unë jemi fare të qartë
në qëndrimin tonë, ne kërkojmë hapjen e negociatave në momentin më të parë të
mundshëm edhe si një vlerë shtesë, dhe si një presion shtesë ndaj një qeverie
deficente në sundimin e ligjit. Shqipëria mund dhe do të ecë përpara, qytetarët
shqiptarë mund dhe do të përfitojnë nga integrimi europian vetëm kur të kenë
një qeverisje që lufton për kauzat e tyre përmes luftës kundër korrupsionit,
luftës kundër krimit, luftës kundër drogës dhe garantimit të një demokracie
funksionale ku në themel janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pyetje: Në konkluzionet e shteteve anëtare mund të
shohim që ka më shumë se pesë kritere për tu përmbushur nga Shqipëria për
hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndërkohë në takimin e “Miqve të
Shqipërisë”, kryeministri Rama tha që negociatat janë hapur dhe ishte vetem
kushti i Vetting-ut nëse mund të konsiderohet i tillë, duke konsideruar
gjithashtu se zgjedhjet janë thjesht një përrallë për një fëmijë. Ç’mendoni për
këtë?

Basha:
Mendoj se është e qartë në Bruksel, në Berlin, në Tiranë që z.Rama gënjeu.
Gënjeu sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka në moszbatimin e ligjit
të dekriminalizimit, për largimin e kriminelëve nga Parlamenti, nga bashkitë.
Disa prej këtyre vendimeve z.Rama mund ti marrë vetë siç është largimi i Elvis
Rroshit, por ai zgjedh të mos e marrë këtë vendim. Dhe kur pyetet nga partnerët
pretendon se problemi nuk ekziston. E njëjta gjë edhe për zgjedhjet e lira dhe
të ndershme, z.Rama ka prej majit që bllokon reformën zgjedhore. E njëjta gjë
për problemin e drogës që z.Rama e refuzon, e përqesh apo e minimizon, por
vendet anëtare, shtetet e Bashkimit Europian, shtetet serioze kanë të gjithë
informacionin në dispozicion. Dhe këtu në Bruksel dhe në Berlin, Partia
Demokratike dhe unë kemi marrë përgjegjësitë sot si opozitë dhe nesër si
qeverisje për ti trajtuar këto probleme të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët,
jo vetëm për BE, me seriozitet dhe për ti zgjidhur ato. Me Partinë Demokratike
ligji për dekriminalizimin do të zbatohet deri më një, do të largohen
kriminelët nga Parlamenti, nga bashkitë dhe nga çdo funksion drejtues. Me
Partinë Demokratike do të ketë luftë të hapur dhe pa kompromis kundër drogës,
kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Ne do të zbatojmë reformën
në drejtësi që e votuam me konsensus të plotë me 22 korrik dhe nuk do të gjejmë
pretekste për të kontrolluar procese kyçe, siç janë pastrimi i gjyqtarëve dhe
prokurorëve sipas Kushtetutës, jo sipas Kryeministrit, apo nisja nga puna e
Byrosë së Veçantë të Hetimit dhe të ndjekjes penale për zyrtarë të korruptuar.

 

 

Sigal