Kupa e Botës/ Franca e stolit nuk funksionon, mposhtet nga Tunizia

104
Sigal

Kombëtarja e Francës e mbyll grupin në vendin e parë me 6 pikë, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Tunizisë sot. Pjesa e parë do përfundonte pa gola dhe me një statistikë interesante për ekipin e Deschamps, i cili nuk gjuajti asnjëherë në portë.

Francezët dukeshin pa dëshirë në fushë dhe si të tillë, pësuan gol pas një humbje topi. Goditje e bukur e Khazrit që shkon në rrjetë në minutën e 58-të.Të besuarit e Kadri mobilizuan forcat dhe ia dolën të bëhen bllok në mbrojtje, duke mos lënë pothuajse aspak hapësirë për “Gjelat”. Në limite, Griezzman vendosi ekuilibrat, por goli u anulua.

Kështu, me këtë rezultat, Tunizia përfundon fazën e grupeve në vendin e 3-të dhe e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit, ndërsa Franca do përballet në fazën tjetër me ekipin e renditur në vendin e dytë të grupit C.