Kupa e Botës 2030 me risi në 3 kontinente, rrugëtimi nis nga Montevideo

42
Sigal

FIFA ka zyrtarizuar organizatorët e Kupës së Botës 2030. Ky turne do të zhvillohet në 3 kontinente dhe vendet organizatore janë këto: Uruguaji, Argjentina, Paraguaji, Maroku, Spanja dhe Portugalia.

Këto shtete janë automatikisht të kualifikuara për fazën finale të botërorit.

Kupa e Botës 2030 do të jetë dhe 100 vjetori që nga organizimi i parë i botëroreve. Më 1930 Kupa e Botës filloi rrugëtmin e saj në Amerikën Latine në Uruguaj, ku fitues dolën vendasit në finale me Argjentinën.

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2030 do të mbahet në Montevideo në kryeqytetin e Uruguajit.

Ndërsa Maroku bëhet kështu i dyti shtet afrikan që është organizatore e Kupës së Botës, që nga viti 2010 kur botërori zhvillohej në Afrikën e Jugut.