“Kosova është tokë e askujt”, Meta: Qëndrim skandaloz! Rama avokat i serbëve

40
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbëmjen e sotme për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë.

I ftuar në një emision, Meta tha se qëndrimet e Ramës për ngjarjet në Kosovë janë skandaloze të cilat bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serb.

Rama është shquar për qëndrime skandaloze që nuk refelektojnë qëndrimet që duhet të ketë Shqipëria. Bëjnë avokatinë e ultrancaionalistëve serb. Në pak ditë që kur ndodhi sulmi në Kosovë, kemi tre qëndrime. Qëndrimi i parë kur konflikti vazhdonte, kemi një reagim të Ramës kur bëte thirre për konferencë paqeje.

Së dyti, kemi qëndrimin tjetër që KFORI të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, kur Kosova e ka ekskluzivitet sigurinë në Kosovë. Qeveria Shqiptare shumë rrallë ose asnjëherë nuk e ka përmendur gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe qëndrimi i tretë që Kosova është tokë e askujt’, tha Meta.