KF Lushnja në ankandin e tretë, Bashkia ul çmimi e shitjes të skuadrës

 

Sot është e treta herë që Bashkia e Lushnjes ka nxjerrë në ankand (shitje të plotë) të aksioneve të saj në KF Lushnja. Pasi kanë dështuar dy ankandet e para, verdhejeshilët i nxjerrin në shitje aksionet me 20% më pak. Por duket se klubin e Kategorisë së Parë nuk e do askush, por Basjkia këmbëngul duke bërë ulje në çmimin fillestar të shitjes së kiubit. Ja njoftimi i sotëm i Bashkisë: “Bashkia Lushnje hap ankandin për shitjen e 100% të aksioneve të KF Lushnja 1930 duke

NOA

shpallur hapjen e procedurës së ankandit të hapur për shitjen e plotë (100%) të aksioneve të Shoqërisë Aksionare Klubi i Futbollit Lushnja 1930 sh.a. Vlera fillestare e ankandit: 11,261,652.80 lekë, ndërkohë që data dhe ora e zhvillimit të ankandit: 01.09.2025, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të bashkisë. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 01.09.2025, ora 10:00, ndërkohë që dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës”. Kur duhen edhe tre javë që në Kategorinë e Parë të nisë sezoni 2025-2026, skuadra e Lushnjes duket se përsëri do të jetë nën administrimin bashkiak.