Ishte duke vizituar kalanë e Rozafës, turisti rrëzohet aksidentalisht dhe humb jetën

42
Sigal

Një turist nga Sllovakia ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kalaja e Rozafës në Shkodër, teksa ishte duke e vizituar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.