Kukësi kthen me këmbë në tokë Vllazninë, skuadra e Longos konfirmohet mes pretendenteve

138
Sigal

Kukësi ka arritur që të fitojë supersfidën ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Verilindorët vijnë më të karikuar se kurrë pasi këtë kampionat kanë treguar se dinë të surprizojnë, dhe konfirmimi i Longos në krye të ekipit ka risjellë harmoninë në skuadër. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë pas në goleadë në ‘’Loro Boriçi’’ ndaj Dinamos, dhe me Kukësin do të kërkohet vazhdimësia.

Sa i përket formacioneve, Longo do të hedhë në fushë skemën 4-3-3 ku në mesfushë do të ketë muskuj, por dhe ide. Sa i përket sulmit, 3-shja është e përbërë nga Hila, Milunoviç dhe Feizhao.

Sa i përket Vllaznisë, braziliani Viktor Da Silva rikthehet si titullar pas shumë kohësh duke qenë një vlerë e shtuar për sulmin e shkodranëve. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion sulmues ku përveç Da Silvës, në sulm do të luajnë Latifi, Aralica dhe Gjurgjeviç.