Kualifikueset Euro 2024/ Kombëtarja ul ritmin stërvitor, ja situata në kampin kuqezi

74
Sigal

Në ditën e katërt të grumbullimit, Kombëtarja Shqiptare e uli intensitetin me një seancë në orët e pasdites.

Me grupin janë bashkuar disa lojtarë mes të cilëve edhe Aliji që zëvendëson Balliun ndërsa Hysaj, Seferi, Asani dhe Asllani nuk janë vendosur ende nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Fillimisht skuadra është stërvitur në palestrën e Shtëpisë së Futbollit dhe më pas ka punuar në detaje me situata të ndryshme interpretimi të goditjeve standarte.