Euro 2016, Shqipëri-Zvicër mbyllet 0-1

971
Është mbyllur me rezultatin 0-1 sfida e parë e kombëtares sonë përballë Zvicrës në kampionatin Europian Francë 2016. Goli i vetë i takimit u shënua nga Zvicra që në minutën e 5 nga futbollisti Schar. Në minutën e 14’ pati një ndërhyrje të gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fitoi një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e 15’, portieri i skuadrës sonë Berisha priti një goditje nga Seferovic. Kapiteni Cana ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës. Armando Sadiku tentoi të shënojë gol në skuadrën kundërshtare, por nuk ia arrin. Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme.
Sigal