Kualifikueset e Euro 2024, Kombëtarja nis grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të qershorit

85
Sigal

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në program më 17 dhe 20 qershor.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar sot në fushën e Shtëpisë së Futbollit me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar ndërkohë impenjimet me klubet e tyre.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Adrian Bajrami, Enea Mihaj, Frederik Veseli, Qazim Laçi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Andi Hadroj, Myrto Uzuni, Armando Sadiku dhe Anis Mehmeti.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin për rreth një orë. Në ditët në vazhdim pritet që të gjithë lojtarët e listës me 26 emra të bashkohen me skuadrën, ndërkohë që intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje.

Atmosfera në këtë seancë të parë ka qenë pozitive dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtarët e ftuar. Shqipëria do të presë Moldavinë më 17 qershor në stadiumi “Air Albania”, ndërsa tre ditë më vonë, më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Të dyja ndeshje janë shumë të rëndësishme për objektivin e Kombëtares shqiptare, që synon kualifikimin për në finalet e Euro “Gjermani 2024”.