Kryebashkiakët që po e kthejnë futbollin në shkollë partie!

524
Nga Agron KAJA
DUKURIA / Referuar listës së delegatëve në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, 32 emra e kanë politizuar atmosferën
Ky muaj i parë i vitit 2018, veç atmosferës gri që po e mban në ajër qytetarin shqiptar, ka nisur ta bëjë këtë edhe me futbollin. Ndryshe nga sa flet historia, këtë herë Asambleja e futbollit shqiptar po kërkohet që të kthehet në një kongres partie shumëngjyrëshe. Dhe jo vetëm se për presidentin e ardhshëm të saj kandidon një sekretar partie e deputet në Kuvendin e Shqipërisë, madje i maxhorancës qeverisëse, por edhe se për në Komitetin e ri Ekzekutiv të FSHF-së, kanë zyrtarizuar emrat për anëtarë të tij edhe figura të politikës shqiptare, majtas-djathtas. Dhe për të shkuar më tej, në Asamble kanë shënuar emrat e tyre shumë kryetarë bashkie, të cilët e kanë futur futbollin në agjendën partiake. Ata kanë menduar të jenë delegatë në këtë kuvend të futbollit shqiptar, jo se do të kontribuojnë për të, por për të qenë besnikë të urdhrave partiakë, një rrugë kjo që futbollit po i jep zvenitjen e ish-diktaturës apo të viteve të mbrapshta të historisë më të keqe që topkëmba jonë ka pësuar në situata të ndryshme. Nga ana tjetër, duke iu referuar disa prej emrave të vetëshpallur si kandidatë në KE, ka nga ata që janë direkt në politikë, ka edhe të tjerë që janë në lojën e politikës së ditës indirekt. Por, ka edhe specialistë futbolli, mes të cilëve spikat edhe një gazetar sportiv, dhe një rast i tillë ndodh për herë të parë në historinë zgjedhore të FSHF-së, kryesisht në 20 vitet e fundit. Ndoshta ky duhet mbështetur më shumë, jo vetëm për emrin e Ervin Bakut, por edhe për risinë që kërkon të sjellë një gazetar në këtë forum ekzekutiv në futbollin shqiptar. Gjithsesi, atmosfera e krijuar nga disa kryetarë bashkie, po ia ndryshon kuptimin kësaj fushate, se me format që po ndjekin, po e zbehin këtë proces, duke e vënë në dyshim të ardhmen e topkëmbës sonë. Sepse duke qenë tërësisht të politizuar në pozicionin e detyrës që kryejnë, ata si “pashallarë” kanë vendosur me urdhër partie që të heqin nga lista e delegatëve, personat që partitë në qendër u kanë sugjeruar se mund t’i tradhtojnë me votën kundër kandidatit të tyre. Kështu, me një oreks të shtuar të politikës që po tenton të kapë edhe futbollin, kryetarët e bashkive në këtë rast po vetëdeklarohen si “pronarë pa pronë”, jo me kurs sportiv, por me kurs politik majtas ose djathtas. Me frikën e tyre se: Partia të zgjedh, partia të heq, ky rregull po importohet padrejtësisht edhe në futboll, që këtë herë po tregon se drejt Asamblesë më 7 shkurt 2018, do të shkohet më shumë me tesera partie. Duke parë shumatoren me delegatët e partisë së tij, Fino ka të drejtë që kërkon të kandidojë!
Llogoret partiake, tashmë duken qartë se i kanë zënë “pusitë” me teserat partiake të tyre, që kësisoj, po kalojnë çdo limit të pritshmërive për progresin e futbollit. Kësisoj, politika shqiptare nuk paska limite qytetarie në respekt të këtij sporti, që e provoi se çfarë i bëri për vite me radhë
32 delegatë
Nisur nga lista e delegatëve të publikuar nga FSHF-ja, në Asamblenë e 7 shkurtit do të votojnë 32 kryebashkiakë (majtas e djathtas)
Sigal