Korçë, një punëtor bie nga skela e Kompleksit Sportiv

439
Një punëtor ka rënë aksidentalisht nga skela e Kompleksit Sportiv të Korçës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

52-vjeçari me iniciale N.G. është plagosur dhe ndodhet në spital në kujdes intensiv.

Policia e Korçës njoftoi:
Më datë 07.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 10 në Korçë, shtetasi N.G, rreth 52 vjeç, duke punuar tek “Kompleksi Sportiv” dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, duke marrë dëmtime trupore.

Ky shtetas u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal