Ismail H Xhaferi/ Ktheni dënimin me vdekje

554
Që të gjitha janë fjalë,
Fjalë si në pazar.
Ktheni dënimin me vdekje,
Të ketë pak të vrarë.
Ktheni dënimin me vdekje,
Rrugë të dytë nuk ka.
Bam hanxhari, bam koburja
Mbi vajza e gra!
Ngrini zërin gjer në qiell
Asnjëri mos të heshtë,
Se kur vritet një gjyqtare,
Mjerë populli thjeshtë!
Se kur vritet një gjyqtare,
Grua edhe nënë,
Krimi është dyfish makabër,
Është dyfish i rëndë.
Ktheni dënimin me vdekje
Krejt pa hezitim
Të jetojnë, jetën nënat
Mos ketë më jetimë
Ktheni dënimin me vdekje!
Shihni ç’badërdi,
Shumë nga burrat e çmendur,
Jetojnë në liri.
Se s’ka ditë që s’vriten njerëz,
Që nuk derdhet gjak,
Sikur jetojmë në Siri
Edhe në Irak.
Se ka shumë kriminelë
Rrugëve të shpenguar,
Ca i liroi amnistia,
Ca duke paguar.
Se ka shumë kriminelë,
Ndaj po bëhet nami,
Disa i liroi gjykata
Dhe disa Nishani.
Ktheni dënimin me vdekje!
Dhe mos kini frikë,
Ligj që e kanë disa shtete,
Dhe në Amerikë.
Dhjetëra gra që jetën humbën,
Drejtësi thërrasin,
Me sa duket gjallë do mbeten,
Veç ata që vrasin.
Ktheni dënimin me vdekje!
Boll mbajtët distancë,
Se të gjallët që do mbeten,
Do jenë minorancë.
Ktheni dënimin me vdekje!
Shpejt i hapni rrugë ,
Krimi duhet vrarë me plumb
Dhe jo me pambuk.

Ktheni dënimin me vdekje!
Jeta s’është një bast.
Dhe në mos na qastë Evropa,
Kurrë mos na qastë!
Nëse do të kish Evropa,
Krime të këtilla,
Një nga një do i kish varur,
Vrasësit nëpër shtylla.
Që të gjitha janë fjalë,
Fjalë si në pazar.
Ktheni dënimin me vdekje,
Të ketë pak të vrarë!
Sigal