Mblidhet grupi parlamentar i LSI, Monika Kryemadhi jep këshillat e para

690
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për aksionin opozitar që pritet të nisë LSI-ja dhe objektivat që kjo forcë ka.

“LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit dhe synojmë integrimin e vendit. Do jemi në opozitë me keqqeverisjen. Do mbajmë qëndrim të jashtëzakonshëm sa i përket iniciativave në jetën parlamentare. Do jemi vigjilentë dhe do ndjekim çdo iniciativë që fle në sirtarët e Kuvendit, siç është propozimi për koncesionet. Mungesat tona do të jenë të patolerueshme në Kuvend…”,- i këshilloi ajo deputetët.

Numri një i LSI-së, ishte e qartë kur tha se: “Nuk kam asnjë dilemë, pozicionimi ynë si forcë opozitare është i qartë”.

Sipas Kryemadhit, qeveria që LSI do ketë përballë është e vogël, por do synojë korrupsion të madh, prandaj ftoi të gjithë deputetët e saj të rrisin vigjilencën.
Sigal