Konfirmohet/ Shtyhen datat e finaleve të Championsit dhe Europa League

417
Sigal

Pas një mbledhjeje të fundit UEFA vendosi shtyrjen e 3 finaleve të 3 kompeticioneve të ndryshme europiane të futbollit për klube.

Në një mesazh të fundit të publikuar, institucioni i futbollit në kontinentin e vjetër përcaktoi shtyrjen në një datë tjetër të finaleve të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Kampioneve për femra, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin në muajin maj.

Fillimisht, finalet ishin shtyrë për muajin qershor (normalisht luhen në maj), por duket se kjo kohë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Si pasojë e krizës së Koronavirusit, UEFA ka shtyrë edhe formalisht finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve (femra). Nuk ka vendim për datën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Këto ndryshime vijnë si pasojë e përhapjes së Koronavirusit.