Sigal

Transferimi i anësorit brazilian Malcom në Romë ka marrë një kahe të pabesueshme, pasi Barcelona ka ndërhyrë në momentet e fundit duke i ofruar klubit të tij, Bordeaux, më shumë para, edhe pse anësori duhej të nisje sonte drejt Italisë për ta kompletuar transferimin te Roma.

Mediat italiane raportojnë se Bordeaux nuk e ka lejuar Malcomit të niset drejt Italisë në momentet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Malcom pritej të mbërrinte në Romë nesër për ta kompletuar transferimin në Serie A, pasi dy klubet kishin arritur marrëveshje më herët. Po ashtu, edhe Malcom kishte arritur marrëveshje me Romën për kontratë katërvjecare me pagë vjetore 2.7 milionë euro.

Por, Sky Sport Italia raporton se Bordeaux nuk e ka lejuar fluturimin e tij drejt Romës sepse Barcelona është paraqitur me ofertë më të lartë për të.