Kategoria Superiore/ Mbyllen 3 sfidat e ditës së sotme, ja si ndryshon klasifikimi

Java e 32-të e Kategorisë Superiore luajti 3 ndeshje të tjera ditën e sotme, ku ndodhën shumë surpriza dhe ende asgjë nuk është vendosur në garën për mbijetesë.

Tirana mori një barazim brenda në shtëpi përballë Teutës me shifrat 1-1, gjë që i mban bardheblutë ende në vendin e parë, por sërish nuk e kanë siguruar matematikisht kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët përfitojnë nga një gabim i Egnatias, për t’u shkëputur 6 pikë me zonën e ftohtë.

Sigal

Për sa i përket rrogozhinasve, ata vazhdojnë të jenë në vendin e 8-të, duke qëndruar në vendin që të dërgon në zonën “play-out”, pas humbjes në shtëpi me Laçin. Kurbinasit kanë hedhur hapin e madhë drejt Europës me këtë fitore, duke siguruar në një farë mënyre vendin e dytë.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme përballë Kastrioti në sfidën tjetër të ditës së sotme, duke qëndruar ende në elitë për pak kohë dhe duke parakaluar për momentin Dinamon.

REZULTATET:

Të Mërkurën:

TIRANA 1-1 TEUTA

EGNATIA 0-2 LAÇI

SKËNDERBEU 2-0 KASTRIOTI

Të Martën:

KUKËSI 1-2 PARTIZANI

Klasifikimi: