Batuta e presidentit të Empolit: Real Madridit do t’ja shisja më shtrenjtë Nedim Bajramin

205
Sigal

Mesfushori i kombëtares sonë, Nedim Bajrami, është një nga emrat më të lakuar këtë merkato në Serinë A, i cili po kërkohet nga shumë ekipe.

Për këtë situatë ka preferuar të flasë vetë presidenti i Empolit, i cili e shikon shqiptarin si një pikë kyçe në skuadrën e tij.

Fabricio Korsi preferoi të jepte një intervistë për “LaLazioSiamoNoi”.

“Nuk di çfarë të them. Më vonë besoj se do të bie në ato gjëra që parashikojnë gazetat, përpara se të ndodhin vërtetë. Por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Askush nuk më ka kontaktuar ende”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Korsi u pyet dhe se sa vlerësohet Bajrami. “Vlerësimi? Varet se kush më pyet. Nëse ma kërkon Real Madrid ka një kosto, nëse ma kërkon Sampdoria, do të ketë një kosto tjetër”, u shpreh duke qeshur numri një i Empolit.

Pas Sasuolos, Bajrami është kthyer këtë merkato dhe në një objektiv për Igli Taren te Lazio, me talentin shqiptar që shikohet si një përforcim në repartin e mesfushës.

Gjithsesi edhe nëse ky operacion do të finalizohej me sukses, do të duhej të shtyhej për në verën e ardhshme, për shkak të kufijve për ta përmbyllur në janar.