Katari e nis me humbje Kupën e Botës, ylli i Fenerbahçes i jep fitoren Ekuadorit

99
Sigal

Kupa e Botës nisi sot zyrtarisht më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor në finalen e madhe.

Në ndeshjen e parë hapëse të vendit organizator, Ekuadori ka mposhtur 0-2 Katarin.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Ekuadorin teksa që në minutën e 3-të gjetën golin me Valencian por, ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, 13 minuta më vonë, Valencia gjeti sërish golin këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Duket se sot ishte dita e sulmuesit te Fenerbaçes, i cili në minutën e 31-të gjeti sërish golin këtë herë me kokë duke e mbyllur sfidën me dopietë.

Ekuadori ngjitet kështu në vendin e parë me tri pikë në Grupin A, në pritje të sfidës tjetër të grupit Senegal-Holandë, e cila luhet nesër në orën 17:00.