Trajnerët, më të mirët e më të këqijtë e Botërorit

507
Sigal

Nga gjenialiteti i Luis van Galit e deri tek dështimet e Visente Del Boskes dhe Fabio Kapelos

Zëvendësimi i portierit të parë Jasper Silisen me Tim Krulin në minutën e 120-të të një ndeshje pa gola, hyri në historinë e Botërorëve, dhe teksa “asi nën mëngë” i Holandës rezultoi fitues me dy penalltitë e pritura ndaj Meksikës, trajneri Luis van Gaal meritoi nga e gjitha bota nofkën “Luis van GENIAL”. Tashmë, që janë përcaktuar katër ekipet gjysmëfinaliste: Brazili, Gjermania, Argjentina e Holanda dhe kanë mbetur edhe vetëm katër ndeshje nga përfundimi i Kampionatit Botëror, analistët kanë bërë edhe një vlerësim të trajnerëve. Pra, të fituesve dhe humbësve; të suksesshmëve dhe të dështuarve. Ndër tre më të mirët janë: Horge Luis Pinto (Kosta Rika); Luis van Gal (Holandë) e Hoze Pekerman (Kolumbi). Ndër më dështuarit janë: Visente Del Bosque (Spanjë); Paulo Bento (Portugali); Çezare Prandeli (Itali) dhe Fabio Kapello (Rusi). Futbolli spanjoll pësoi zhgënjimin më të madh në këtë Botëror, pasi “furia e kuqe” vinte me statusin e Kampiones së Botës dhe të Europës. Spanja nuk e kaloi grupin, ashtu si Italia, Portugali e Rusia. Kapelo merr rreth 8,3 milionë euro, por Rusia e tij nuk arriti të fitonte kundër Algjerisë dhe Koresë së Jugut, duke mos e kaluar grupin. Gjithsesi, vendin në Botërorin e vitit 2018 e ka të siguruar, pasi do të organizohet në Rusi.

1. Horge Luis Pinto (Kosta Rika)

Trajneri trupvogël (1.65 metra) u ka dhuruar të gjithëve kënaqësi. Taktikisht ekipi i Kosta Rikës ka qenë perfekt. Edhe pse konsiderohej ekipi më i dobët në një grup të fortë me Italinë, Anglinë dhe Uruguain, Kosta Rika zuri vendin e parë.

2. Luis van Gal (Holandë)

Ka harmonizuar një ekip me lojtarë të rinj dhe disa futbollistë me përvojë. Skuadra ka bindur deri tani dhe shihet si një nga favoritët për titull. Gjeniale: vendimi i Luis van Galit, për të futur në pritjen e penalltive portierin e dytë, Tim Krulin.

3. Hoze Pekerman (Kolumbi)

Trajneri argjentinas ndërtoi një Kolumbi shumë të fortë, duke i dhënë një krijuesi loje si Hames Rodriguezi më shumë liri. E drejtoi ekipin e tij në një loje gjithmonë sulmuese dhe tepër argëtuese për shikuesit. U eliminua nga Brazili.

4. Vahid Halihoxhiç (Algjeri)

Askush nuk e priste një Algjeri aq të fortë. Është meritë e trajnerit boshnjak, që diti të kanalizojë te cilësitë e lojtarëve të tij: pasionin dhe kompaktësinë në lojë. U eliminua në ndeshjet e një të tetave nga Gjermania.

5. Jurgen Klinsman (SHBA)

Trajneri gjerman i Shteteve të Bashkuara e përjetoi plot pasion Botërorin, madje duke bërë për vete një Amerikë të tërë, përfshirë Presidentin Baraka Obama. Kaloi grupin, por në një të tetat nuk arriti të përballojë Belgjikën.

6. Johakim Lëv (Gjermani)

Start i jashtëzakonshëm me atë fitore 4-0 ndaj Portugalisë. Më pas një Gjermani disi e pafuqishme në mesfushë, ndërkohë që performanca e qendërmbrojtësve e vuri në qendër të kritikave. Gjithsesi, tregoi fleksibilitet kundër Francës dhe fitoi.

7. Miguel Herrera (Meksikë)

Nuk mund ta frenojë në vijën anësore. Më shumë emocione s’mund të dhuronte. Ia doli të nxjerrë jashtë loje Kroacinë në fazën e grupeve, por u dorëzua në minutat e fundit ndaj Holandës. Gjithsesi: ishte një tip që, u dha kënaqësi të gjithëve.

8. Otmar Hicfeld (Zvicra)

Në fazën e grupeve nuk është se Zvicra e tij tregoi shumë, por megjithatë ia doli. Në një të tetat e finaleve “djemtë e Hicfeldit për pak eliminuan Argjentinën, me një gol të pësuar vetëm në minutat e fundit të shtesave.

9. Horge Sampaoli (Kili)

Kili i tij ishte një ekip që, luante fort dhe për të nuk kishte rëndësi në luante 90 apo 120 minuta. Sampaolin e shihje gjithmonë më këmbë, duke nxitur skuadrën. U eliminua në një të tetat nga ana e Brazilit, por pas gjuajtjeve të penalltive.

10: Luiz Felipe Skolari (Brazil)

Deri tani ia ka dalë që, të bashkojë cilësitë fantastike të lojtarëve të veçantë dhe të krijojë një “Selecao” që të ndihet si një familje. Gjithsesi, ka shumë specialistë që mendojnë se ende nuk është parë Brazili më i mirë në këtë Botëror.

Të tjerët

11: Mark Vilmots (Belgjikë).

12: Stefen Keshi (Nigeri)

13: Alehandro Sabella (Argjentinë)

14: Didier Deshamp (Francë)

15: Oskar Tabarez (Uruguai)

16: Ange Postekolou (Australi)

17: Reinaldo Rueda (Ekuador)

18: Fernando Santos (Greqi)

19: Niko Kovaç (Kroaci)

20: Karlos Keiroz (Iran)

21: Kuesi Apiah (Gana)

22: Safet Susiç (Bosnjë)

23: Sabri Lamushi (Bregu i Fildishtë)

24: Luis Fernando Suarez (Honduras)

25: Volker Finke (Kamerun)

26: Hong Myungbo (Koreja e Jugut)

27: Alberto Zakeroni (Japoni)

28: Roy Hodgson (Angli)

29: Visente Del Bosque (Spanjë)

30: Paulo Bento (Portugali)

31: Çezare Prandeli (Itali)

32: Fabio Kapello (Rusi)

Kapelo, “sheiku” i trajnerëve

Fabio Kapelo është trajneri më i paguar në botë nga 32 ekipet që marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”. Bosi i Rusisë merr 8,3 milionë euro në vit, ndërkohë që më keq i paguari është tekniku i Meksikës me vetëm 150 mijë euro (kujtojmë se Xhani De Biazi merr rreth 180 mijë euro në vit). Italiani Kapelo merr te Rusia, gati dyfishin që merr Roj Hoxhson te Anglia (4,3 milionë euro), trajneri i dytë më i paguar. Trajneri i tretë më i paguar është italiani Çezare Prandeli me 3,2 milionë euro në vit, i ndjekur nga Otmar Hitcfeld i Zvicrës me afërisht 2.8 milionë euro në vit. Traneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari përfiton 2,9 milionë euro në vit, duke qenë i katërti më i paguar. Lëv i Gjermanisë është i gjashti me 2.7 milionë euro. Gjashtë nga trajnerët kanë punuar më parë në Angli, si lojtarë apo si trajnerë: Kapelo, Hoxhson, Skolari, Klinsman i SHBA-ve, Deshamps i Francës dhe Keiroz i Iranit. Luis van Gal i Holandës pas Botërorit do të drejtojë Mançester Junaitid. Gjermanët janë trajnerët më të përfaqësuar në këtë Botëor, me katër të tillë: Lëvi te Gjermania, Hicfeldi te Zvicra, Klinsmani te SHBA-të dhe Finke te Kameruni. Janë tre trajnerë italianë në drejtim të Rusisë, Italisë dhe Japonisë, ashtu sikundër janë dhe tre argjentinas (Kili, Kolumbia, Argjentina); tre portugezë (Portugali, Iran, Greqi). Interesant është fakti se, nga tre trajnerët kolumbianë askush nuk e drejton vendin e tij, por janë te Hondurasi, Ekuadori dhe Kosta Rika. 18 nga 32 ekipet kombëtare drejtohen nga trajnerë të së njëjtës kombësi, ndërkohë që 14 janë të huaj. Nëntë trajnerë marrin më shumë se 2 milionë euro në vit. Pagesa vjetore e kombinuar e 32 trajnerëve në Botëror shkon në 48,527,681 Euro, ndërkohë që vlera mesatare e pagave është 1,516,542 Euro. Pesë trajnerët më të keq paguar janë: Migule Herrera i Meksikës (155,086 Euro), Xhejms Apiah i Ganës (186,101 Euro), Niko Kovaç i Kroacisë (200,830 Euro), Safet Susiç i Bosnjës (260,536 Euro) dhe Stefën Keshi i Nigerisë (289,996 Euro). Trajneri i Rusisë, Fabio Kapelo, merr 763 herë më shumë sesa është mesatarja e një rusi (10,887 Euro në vit), ndërkohë që Hoxhson përfiton “vetëm” 143 herë më shumë se mesatarja e një tifozi anglez. Është shumë intrigues fakti se, Kapelo merr në më pak se një javë atë që merr homologu i tij te Meksika. Rasti i pagesës më ekstreme është ai francezit me orgjinë tuniziane, Sabri Lemushi, i cili fiton te Bregu i Fildishtë 766,748 Euro, ose 795 herë më shumë sesa është paga mesatare në atë vend. Nga katër trajnerët e gjysmëfinalistëve më pak paguhet ai Argjentinës, Alehandro Sabella me vetëm 604,698 Euro në vit, rreth 4,5 herë më pak se Luis Felipe Skolari i Brazilit (2,936,136 Euro në vit). Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv merr 2,662,249 Euro në vit, ndërsa Luis van Gal i Holandës 2,023,428 Euro.

Ja sa paguhen trajneret e 32 ekipeve

1.    Rusia     F.Kapelo             8,302,289 Euro

2.    Anglia   R.Hoxhson         4,340,784 Euro

3.    Italia      Ç.Prandeli    3,193,508 Euro

4.    Brazili   L.F.Skolari   2,936,136 Euro

5.    Zvicra   O.Hitcfeld    2,767,461 Euro

6.    Gjermania    J.Lëv            2,662,249 Euro

7.    Spanja   V.Del Boske       2,502,545 Euro

8.    Holanda       L.Van Gal           2,023,428 Euro

9.    Japoni   A.Zakeroni 2,015,470 Euro

10.  SHBA          J.Klinsman   1,937,361 Euro

11.  Franca   D.Deshamp         1,596,869 Euro

12.  Portugali      P.Bento               1,596,279 Euro

13.  Iran              K.Keiroz             1,550,538 Euro

14.  Kili              H.Sampaoli 1,311,822 Euro

15.  Kolumbia     H.Pekerman        1,240,551 Euro

16.  Australia      A.Postecoglu      1,031,183 Euro

17.  Uruguai        O.Tabarez           930,390 Euro

18.  Bregu    F. S.Lamushi      766,748 Euro

19.  Algjeria        V.Halixhoçiç      744,249 Euro

20.  Belgjika       M.Vilmots          638,809 Euro

21.  Greqia   F.Santos              638,809 Euro

22.  Argjentina A.Sabela         604,698 Euro

23.  Koreja J.      H.M.Bo               587,573 Euro

24.  Hondurasi    L.F.Suarez    465,191 Euro

25.  Ekuadori      R.Rueda              418,696 Euro

26.  K.Rika H.L.Pinto            325,672 Euro

27.  Kamerun      F.Finke              291,558 Euro

28.  Nigeria S.Keshi        289,996 Euro

29.  Bosnja   S.Susiç         260,536 Euro

30.  Kroacia N.Kovaç             200,830 Euro

31.  Gana            J.Apiah        186,101 Euro

32.  Meksika       M.Herrera           155,086 Euro

 Partizani prezanton sot skuadrën

 Partizani nis zyrtarisht sot përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2014- 2015. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Megraid Kalceto” pranë ish kombinatit të drurit “Misto Mame” përbri “Birra Kaon” . Drejtuesit dhe stafi teknik ditën e hënë në orën 18.30 do të bëjnë prezantimin e plotë të skuadrës që do të konkurrojë në edicionin e ri. Afrimet e reja garantojnë një paraqitje dinjitoze dhe në këtë sezon Klubi synon fitimin e të  dy trofeve në vend.

Vllaznia zhytet në telashe

 Vllaznia zhytet edhe më shumë në telashe. Në një kohë që Bashkia nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronësisë së klubit, duke e lënë skuadrën në udhëkryq, skuadra shkodrane merr një tjetër shuplakë. Këtë herë është Komisioni i Disiplinës në FIFA që e dënon klubin verior me -3 pikë në sezonin e ri pasi nuk i ka shlyer detyrimet lojtarit malazez Brnoviç, të cilit nuk i është shlyer kontrata e dy sezoneve më parë. Bëhet fjalë për një shumë rreth 5 mijë Euro që sipas pretendimeve të lojtarit, Vllaznia nuk e ka shlyer ende.