Julian Ahmataj: Do jetë garë e ashpër, të gjitha ndeshjet janë delikate

34
Sigal

ABISSNET SUPERIORE/ Për javën e 34-t, flet për “Telegraf” specialisti i futbollit, Julian Ahmataj

Agron KAJA

Janë mbyllur 33 javë të Superiores, një përshkrim i juaji cili është?

Unë e shoh si një kampionat të fortë me diferenca shumë të pakta, edhe pse disa skuadra kanë krijuar stabilitet. Thuajse të gjitha kanë kaluar momente të mira dhe jo të mira, por janë aty në renditje për sa kanë dhënë në këto 33 javë.

Në këto javë të luajtura, mendoni se zona “Final 4” e uli ritmin e garës, kryesisht në fazën e katërt??

Nuk mendoj kështu, sepse sa më shumë vazhdon gara dhe afrohen ethet e rëniesnga kategoria, skuadrat për mbijetesë japin më shumë se 100% nga vetja dhe bëjnë surpriza në reazlutatete tyre. Pse jo, edhe në zonën “Final 4” ndodh kështu.

Referuar renditjes, mendoni se në këto tre javë të mbetura do kemi lëvizje të dukshme?

Pothuajse çdo garë deri në mbylljen e këtij kampionati, në gjykimin tim është e hapur, si në zonën “Final 4” mes Partzianit dhe Elbasanit, ashtu edhe në zonën e mbijetesës, ku ndoshta do presim garë intriguese për rrotacion të pamenduar.

Duke qënë se skuadrat e zonës “Final 4” kanë siguruar objektin e parë, mund të lëshojnë ato në tre javët e mbetura?

Nuk besoj se kanë siguruar vëndin në renditjen e Final 4, sepse çdo vënd ka përfitimin e tij me formulën e kësaj zone. Ndaj edhe këtu gara do jetë e ashpër, në kuptimin sportiv, dhe nuk mendoj ndonjë lëshim të ndeshjeve të veçanta.

Duke filluar nga java e 34-t, të gjitha ndeshjet luhen në një ditë dhe orë, mos duhej e gjithë faza e katërt kështu?

Nuk besoj se do ishte e nevojshme, sepse në të gjitha kampionatet e tjera kështu veprohet. Deri më tani, duke ju përmbajtur kalendarit, të gjitha ndeshjet kanë shkuar në logjikën e tyre dhe nuk është ndjerrë e nevojshme një ndërhyrje e tillë.

Këtë javë ka një specifikë, luajnë katër skuadrat e zonës “Final 4” dhe gjashtë të tjerat mes tyre, është një moment delikat?

Po, sepse janë ndeshjet direkte mes skuadrave që vendosin objektiavat e tyre, si në Zonën “Final 4” ashtu edhe në atë për mbijetesë. Do jenë pesë ndeshje ku mundet edhe të trazohen vënde në renditje, në dy kahjet e tabelës.

Cilën ndeshje do ta veçoni si më delikaten, apo edhe si kryendeshje?

Të gjitha ndeshjet e javës së 34-t, në mendimin tim janë ndeshje delikate, sepse janë direkte me njëra-tjetrën ku synimet e tyre e bëjnë diferencën. Nëse e lexojmë kalendarin, gjykimi profesional në këtë përfundim të çon.

Në 270 minutat e fundit, çfarë presim të ndryshojë te renditja?

Mendoj se lëvizja dhe afrimi i fundit ka sjellë ndeshje të mira, por edhe nga ato që kanë dalë jashtë forme. Ndoshta presioni garës i ka sjellë te skuadrat e kreut edhe zbehjen e lojës së tyre. Është normale kështu, në psikologjinë e vazhdimit të garës.

Një verdikt paraprak juaji për ednitjen përfundimtare, cili është?

Është një garë shumë rivale. Nëse do kishim shkëputje, apo edhe renditje të përafërt, edhe mund ta kishim një parashikim. Por duke qënë të gjitha skuadrat rrotë më rrotë, verdikti është i vështirë.

“Mblidhet” kalendari, Superiore në një ditë

Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm tre javë nga fundi. Gara është bërë shumë interesante në të dy kahjet e tabelës së renditjes. Dhe nisur nga ky fakt, në tre javët e mbetura FSHF-ja ka vendosur, që ndeshjet të luhen në të njëjtën ditë dhe orë. Java 34 luhet sot datë 12 prill, në ora 15:30.

Po troket “Final 4”, federata mbledh arbitrat e Superiores

Teksa po i afrohemi fazës kulminante të kampionatit “Abisnet Superiore” dhe fazës së zonës “Final 4”, dhe dje sektori i Arbitrimit në FSHF organizoi një aktivitet me të gjithë arbitrat e Superiores. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të përgatitur sa më mirë arbitrat për ndeshjet e ardhshme, si dhe për të diskutuar në lidhje me situatat e lojës e ndikimin psikologjik tek të gjithë aktorët e përfshirë.

Fillimisht arbitrat kanë zhvilluar një seancë stërvitore në drejtimin e përgatitësve atletik, seancë që ka pasur më shumë karakter relaksues dhe zbavitës. Seanca vazhdoi me bashkëbisedimin mes arbitrave, drejtuesve të Departamentit të Arbitrimit dhe psikologes Lenida Halilaj. Në këtë bashkëbisedim secili arbitër u shpreh rreth komunikimit mes kolegëve, balancimi i jetës personale me atë profesionale dhe vështirësive të punës. Fokus i rëndësishëm iu dha mënyrës si i menaxhojnë situata të papritura në fushë.

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-16 për djem

Dje në shtëpinë e futbollit u bë publik lajmi se FShF mirëpret turneun “UEFA Development” U-16 për djem, në të cilin do marrin pjesë Shqipëria, Kosova, San Marino dhe Andorra. Ky organizim nga FSHF-ja vjen pas turneut “UEFA Development” U-16 për vajza, të cilin federata e organizoi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Po kështu edhe turneu “UEFA Development” U-16 për djem, i cili do të zhvillohet në datat 20 deri 25 prill, në të cilin do marrin pjesë katër skuadra: Shqipëria, Kosova, San Marino dhe Andorra. Ndeshjet e para do të luhen më 20 prill, ku e çel turneun sfida.San Marino-Kosovë, në orën 11:30, ndërsa po këtë ditë Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës në orën 15:00. Takimet e dyta do të zhvillohen më 22 prill, Kosovë-Andorra në orën 11:30 dhe Shqipëri-San Marino do në orën 15:00. Sfidat e fundit luhen më 25 prill, Andorra-San Marino në orën 11:30 dhe Shqipëri-Kosovë në orën 15:00.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 34

Datë 12 prill 2025

AF Elbasani-Bylis                   15:30

Vllaznia-Dinamo C                 15:30

Partizani-Egnatia                     15:30

Skënderbeu-Tirana                  15:30

Teuta-Laçi                               15:30

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     33        58

2.Dinamo City             33        55

3.Vllaznia                    33        52

4.Partizani                   33        47

5.AF Elbasani              33        46

6.Skënderbeu              33        36

7.Bylis                         33        36

8.Teuta                        33        35

9.Tirana                       33        35

10.Laçi                        33        33