Jose Mourinho rikthehet në Serinë A, trajneri portugez merr drejtimin e Romës

180
Sigal

Nga Italia ka ardhur “bomba” e madhe, teksa Roma ka njoftuar se drejtimin e skuadrës do ta marre trajneri portugez Jose Mourinho.

Teksa ditën e sotme u dha lajmi i ndërprerjes së kontratës me Fonsecan, verdhekuqtë nuk kanë pritur dhe kanë njoftuar afrimin e Mourinhos. “Special One” rikthehet pas 11 vitesh në Itali, që kur u largua nga drejtimi i Interit në vitin 2010.

Mourinho do të marrë drejtimin e Romës sapo Fonseca të ndërpresë kontratën këtë verë, dhe do të jetë trajneri i ri për sezonin tjetër.