Shkarkohet trajneri i njohur

507
Sigal

Eliminimi nga turi i parë i Champions League nga uellsianët e TNS dhe nga turi i dytë i Europa League nga sllovakët e Slovan Bratislavës i ka kushtuar rëndë, trajnerit të Feronikelit, Zekerie Ramadani.

Pas një mbledhjeje që pati me drejtuesit e klubit, presidenti Naser Ramaj vendosi të largojë nga detyra e trajnerit 41 vjeçarin nga Shkupi edhe pse sezonin e kaluar ish-lojtari i Flamurtarit arriti të fitonte të dy trofetë me skuadrën nga Drenasi, kampionatin dhe Digitalb Kupën e Kosovës ndërkohë që sipas rregullores së FFK-së ai ka fituar automatikisht edhe Superkupën e Kosovës.

Klubi ka falenderuar trajnerin për punën e bërë gjatë 1 viti dhe i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës. Me shumë gjasa vendin e Zekerija Ramadanit te kampionët e Kosovës do ta marrë Bylbyl Sokoli të paktën duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat kosovare.