Ja ndryshimet që ka bërë De Biazi për ndeshjen e sotme në “Loro Boriçi”

415
Sigal

Spanja
nuk është Lihtenshtejni dhe Xhani De Biazi s’mund të dalë nga roli. Shqipëria
do të rikthehet ajo e zakonshmja sot  në
“Loro Boriçi”, me skemën e preferuar të trajnerit italian, 4-5-1. Një tjetër
strategji do të ndiqet ndaj iberikëve, nisur edhe nga cilësia e madhe që ka
kundërshtari, i cili vjen në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë tri pikë.Kuqezinjtë
janë stërvitur në fushën sportive “Reshit Rusi” mëngjesin e së shtunës dhe ajo
është tentuar të realizohet me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së të
gjithëve. Në stërvitjen e paradites, trajneri De Biazi është ndalur te disa
veprime kryesisht në anën taktike të ekipit. Italiani ka preferuar që të kurojë
më shumë fazën mbrojtëse.Kështu 4-shja e mbrojtjes në këtë seancë është përbërë
nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli, e cila pritet që të konfirmohet sot në
“Loro Boriçi” përpara gardianit Berisha. Në mesfushë janë aktivizuar Roshi,
Lila, Xhaka, Lenjani dhe më të avancuar Hyka dhe Balaj. Megjithatë këtu janë
dhe dyshimet më të mëdha. Sepse në stërvitjen e fundit në “Loro Boriçi” është
aktivizuar edhe Lila.U përfol edhe për një ndryshim në sulm ku gjasat ishin që
De Biazi të hiqte dorë nga bomberi Bekim Balaj, duke i besuar Sokol Cikalleshit.
Duke iu përshtatur kundërshtarit, por edhe karakteristikave të Cikalleshit,
mendohet se “muri” i kuqezinjve për të mos lënë hapësira do të niste pikërisht
nga sulmuesi kavajas.Lëvizshmëria e tij e madhe për t’u bërë presion mbrojtësve
si Pike dhe Ramos, në mënyrë që këta të fundit të mos fitojnë metra në fushë,
shihej si opsioni më i mirë në krahasim me karakteristikat që ka Balaj. Por
qendërsulmuesi shkodran është lojtari i momentit te Shqipëria, me dy gola të
shënuar në po kaq ndeshje, dhe nga ajo që u provua në stërvitjen e fundit, nuk
e rrezikon t’i përsëritet e njëjta situatë si në edicionin e kaluar. Kështu që
ai pritet të jetë titullar.Mbrojtja do të ketë vetëm një lëvizje, teksa vendin
e Alijit do ta marrë kapiteni Agolli. Hysaj nga e djathta dhe Gjimshiti e
Mavraj në qendër janë të padiskutueshëm. Në mesfushë rikthehet titullar
Memushaj, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet nga Xhaka dhe Lila, si dhe Roshi
dhe Lenjani (ul në stol Hykën), që do të luajnë nga krahët. Në stol do të ulet
edhe Azdren Llullaku, që debutoi si titullar ndaj Lihtenshtejnit.