Gazeta
Telegraf/ Policia ka sekuestruar 173.6 gr lëndë narkotike e fortë e dyshuar
Kokainë.
Në pranga përfunduan shtetasit
Abdyl Canga, 22 vjeç dhe Aleks Shpendi, 28 vjeç, banues në Shkodër.
Policia sqaron se përveç lëndës
narkotike e dyshuar kokainë, janë sekuestruar edhe 100 000 lekë të reja, dy
telefona celularë si dhe një peshore e vogël elektronike.
Materialet iu referuan
Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e
kryer në bashkëpunim”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Nga Sektori për narkotikët në Drejtorinë Vendore
të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative
se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin në orët e vona
lëndë narkotike, u organizua puna hetimore dhe u realizua me sukses operacioni
“High” ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Abdyl Canga, 22 vjeç, banues në Shkodër
Aleks Shpendi, 28 vjeç, banues në Shkodër
Gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën dhe u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
një sasi prej 173.6 gram lëndë narkotike e dyshuar
kokainë
-100 000 lekë të reja
-2 aparate celular
-1 peshore elektronike e vogël.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer
në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.