Ja kush janë objektivat kryesore të Realit

543
Sigal

Kylian Mbappe dhe Neymar janë objektivat kryesore në merkaton e Real Madridit.

Për sulmuesin brazilian kohëve të fundit flitet se mund të rikthehet në Barcelonë, por sot mediat iberike shkruajnë se në garë për yllin brazilian është futur edhe klubi madrilen.

Zërat e afërt me klubin nga “Santiago Bernabeu” tregojnë se përfaqësuesi brazilian tashmë është objektivi kryesor i “Los Blancos”, përkundër faktit se flitet se ai mund të zbarkojë shumë shpejt në “Camp Nou”.

Ndërkohë, presidenti i Realit, Florentino Perez nuk ka hequr ende dorë nga ylli tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.

Deri në ditët e fundit të merkatos, Reali do të negociojë të sjellë në “Bernabeu” një tjetë blerje të madhe.