Sigal

Ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa nga forcat RENEA ka depërtuar edhe në futbollin shqiptar. Në ndeshje me Partizanit dhe Skënderbeut e cila u zhvillua të hënën në mbrëmje në “Selman Stërmasi” u hap një banderolë nga tifozët e ‘Kuq’.

Në këtë banderolë, tifozët e Partizanit kanë shkruar: “Një grek më pak, një bastard më pak!” Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë dhe qytetarët e vendit fqinj i janë kundërvënë shqiptarëve dhe i cilësojnë këto të fundit si vrasës, të cilët meritojnë të digjen e të shfarosen.

Por nga kjo skenë raciste është distancuar tifogrupi i Partizanit “Ultras Guerrils”, ata kanë reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruajnë:

The show must go on ! *Sqarojme se tifozeria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parrulla rraciste te shfaqura nga individe ne stadium. Nuk i mbeshtesim parrulla te tilla qe na barazojne me nivelin e nje ekstremisti.

Nuk mund te identifikoje veprimi i disa individeve nje tifozeri te tere ! I bejme thirrje mediave te promovojne koreografite dhe elementet pozitive e mos te instrumentalizojne parrulla te tilla qe nuk perfaqesojne qendrimin e tifozerise se kuqe.