Itali – Angli/ Nuk mjaftojnë 90 minuta për fituesin, finalja shkon në shtesë!

205
Sigal

90 minuta nuk mjaftojnë për të shpallur kampionin e Europës në futboll.

Italia dhe Anglia janë ndalur në barazim 1-1 në finalen që luhet në “Wembley”.

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 2’ nga Luke Shaë. Mbrojtësi i Manchester United shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të përfaqësueses angleze. Anglia e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë

Por në fraksionin e dytë të lojës, Italia ishte më kërkuese. Direktivat e Mancinit funksionuan dhe pas shumë rastesh “axurrët” realizojnë me anë të Bonuccit.

Në minutën e 67’ ishte Leonardo Bonucci i cili dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga rrëmuja në zonën kundërshtare. Deri në minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë dhe përballja shkon në shtesë.