Itali-Angli/ Frikë nga përplasjet, 760 forca policie në gatishmëri totale në Napoli

113
Sigal

Do të jenë 760 forca policie, të reparteve të ndryshme, që kanë nisur të patrullojnë në Napoli, nga dita e djeshme, kur në qytet kanë mbërritur 2500 tifozë anglezë.

Nga mëngjesi i sotëm kordonët janë shtrënguar edhe më shumë, duke parë se Kuestura e Napolit ka marrë sinjale për mundësi përplasjesh të ashpra mes grupeve të tifozëve.

Prandaj, duke parë atë që ndodhi me tifozët e Frankfurti, vetëm të enjten e kaluar, gatishmëria e forcave të rendit është totale.

Duhet thënë se pavarësisht frikës së madhe që do të kishte përplasje mes dy tifozerive, vendase dhe mike, gjithçka duket ndryshe deri më tani.

Rreth 2500 tifozë anglezë kanë mbërritur në Itali dhe atmosfera duket mjaft relaksuese. Ata janë fotografuar në rrugët e Napolit duke shijuar birrë të ftohtë nën rrezet e diellit të ngrohtë të qytetit. Tifozët britanikë duken mjaft të qetë dhe sikur nuk kanë ndërmend të provokojnë apo të shkaktojnë probleme.