Ismet Bellova, “mikrofoni i artë” i sportit shqiptar

591
Sigal

PORTRET/ Dino Xof, kampioni i Botës dhe legjendë e portës italiane, ka shkruar me superlativa për komentatorin unik

Ai edhe sot është energjik dhe i papërtuar. Askush nuk e beson, por ai ka qenë 59 vjet në mikrofon. Pra, më shumë se gjysmë shekulli. Aq sa nuk i mban dot mend ndeshjet e transmetuara. Fill mbas Anton Mazrekut, hyri i dyti në historinë shqiptare të transmetimit radiofonik të ndeshjeve të futbollit shqiptar. Zëri i tij i veçantë njihet në hapësirat mbarëshqiptare, jo vetëm për tingullin e veçantë, por edhe për emocionet e përcjella gjatë transmetimit. Askush s’mund ta besojë, por më shumë se gjysmë shekulli në transmetim të drejtpërdrejtë  ndoshta përbëjnë një rekord jo vetëm në Shqipëri, por kohëzgjatja përbën një hap dhe për “Guiness”. Por…do të veçoja. Kur njihesh nga afër me Profesor (se kështu e thërrasin të gjithë), Ismet Bellovën me të vërtetë ndjen kënaqësi, simpati, respekt. Flet po aq pastër dhe bukur si në mikrofon. Ndjeshmëria e tij dhe nostalgjia që ka për mikrofonin e bëjnë  që fjalët t’i dalin me një emocion fëminor. Kujtimet e tij rrjedhin si në një film, ku nga fjala në fjalë gjen të papritura dhe të veçanta që mund t’i gjesh vetëm në arkivat e RTSH. Ai është një arkiv me vete, në botën e bukur të sportit, në atë botë ku njeriu përjashton politikën, mëritë, inatet dhe përqafon relaksin shpirtëror që aq shumë na mungon ne shqiptarëve të rritur mes hallesh dhe të mësuar me varfërinë ekonomike.

 
“Portierë të mëdhenj”

Ky libër ka pak kohë që ka dalë. Ideja ishte e pronarit të shtypshkronjës (Edlors) i të ndjerit Bajram Haxhia, një njeri shumë fisnik, mik i portierit Perlat Musta. Ai ju lut që të bënte një libër kushtuar Perlat Mustës. I premtoi që do ta bënte po me një konditë, që në libër të paktën të fusnin edhe Qemal Voglin. Sepse sistemi i kaluar i kishte vjedhur rininë dhe ne i kishim borxhe atij njeriu, koha i kishte burgosur vitet më të bukura të jetës, i kishte burgosur  talentin. Ai ishte një portier i madh i kohës. Ndaj kishte dëshirë që t’i jepte një sadisfaksion moral, një kënaqësi shpirtërore, që ta  përjetësonim në një libër. Kishte idenë që përmes tij dhe Perlatit, të nxirrnin në pah rolin e madh të portierit në lojën e futbollit. Bajrami i ndjerë e miratoi mendimin e tij dhe Profesori i hyri një pune plot labirinte, ku mezi doli. Mendonte t’i jete lexuesit edhe një kuriozitet, se ç’është loja e portierit dhe si ka lindur loja e portierit, si ka evoluar dhe si kanë qenë rregullat e para dhe si janë përpunuar.  Ju desh disa kohë që ta realizoja, aq sa nuk e kishte parashikuar… Pastaj mendoi t’i bëj një përshëndetje të gjithë portierëve më të mëdhenj të kohës (me këtë sebep) dhe të thoshte 2-3 fjalë për secilin prej tyre. Midis të tjerëve futi edhe një person që kishte arritur të bëhej portier i Partizanit dhe portier i kombëtares, Mikel Janku, të cilin e kishte nxënës dhe i dedikoi 2-3 faqe. Kishte kontribuuar që ai të bëhej një portier i mirë veç vullnetit dhe falë dhuntive të tij. Përmendi edhe Jani Kaçin, Dinellën dhe të gjithë portierët tanë. Kapitullin e parë ia kushtoi portierëve të botës dhe portierëve  tanë. Kapitullin e dytë ia kushtoi Qemal Voglit dhe kapitullin e tretë ia kushtoi Perlat Mustës. Këtu u ndal më shumë dhe vuri një theks më të fortë. Perlati qe një talent i kohës dhe një nga portierët më të mëdhenj që kemi nxjerrë ne. Shfrytëzo një rast, si njëherë një revistë e madhe sportive e futbollit (Francë),  kishin vënë në  kopertinë foton e tij dhe kjo përbënte një konsideratë të madhe që e bindte lexuesin se me të vërtetë e paska merituar Perlati këtë libër. Ajo që e zbukuroi librin akoma më shumë është parathënia e bërë nga portieri i madh italian Dino Xof. Profesori i bëri një kërkesë dhe ai iu përgjigj pozitivisht. Ai u tregua shumë i gatshëm dhe për  2-3 ditë, i çoi parathënien. Kjo ia arriti vlerat librit.

Rruga e  sportit

Si çdo fëmijë e ka nisur në moshë shumë të re dhe pastaj hyri menjëherë në shkollën e fizkulturës. Aty e tërhoqi shumë ana organizative, teknike. I luante të gjitha sportet. Luante shumë mirë volejboll, basketboll, pingpong (ku ishte  kampion i vendit për të rinj), futboll, por të gjitha këto në nivel amatoresk, sepse u dha shumë mbas anës organizative  dhe propagandistike. Kur ishin aksionet e rinisë, ku shkonin nëpër hekurudha, nëpër orët e lira shokët e kurdisnin që të bënte transmetime të improvizuara. Të gjitha këto i nxiti mësuesi i tij i parë, Anton Mazreku, që ishte ylli i emisioneve sportive, që ai i dedikon gjithçka. Ky ishte mësues gjeografie në Institut, por e kishte për zemër mikrofonin dhe është themeluesi i radiotransmetimit të futbollit shqiptar. Kisha shumë dëshirë, por nuk mendonte se do të shkonte tek mikrofoni, vetëm ëndërronte për të. Ishte një pasion dhe dëshirë e brendshme që e shoqëronte kudo.

Kur nuk e priste i madhi Anton Mazreku i dha mikrofonin shumë shpejt në dorë, qëkur ishte nxënës. Ka qenë një ndeshje në stadiumin “Qemal Stafa” midis Partizanit dhe Vllaznisë, ku ka transmetuar 7 minuta dhe ka ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme. Ka qenë viti 1950. Mazreku e vlerësoi. Ndoshta që ta inkurajonte. I tha se je një mrekulli. E kundërshtoi… je një mrekulli i përsëriti ai. U entuziazmua shumë. Në Komitetin Sportiv ai kishte thënë që e gjeta pasardhësin. Por Profesori pati një shkëputje të detyruar nga transmetimi, sepse me mbarimin e shkollës u emërova përgjegjës i sporteve  në Qarkun e  Dibrës. Me të vërtetë ishte me origjinë dibran, por ishte lindur dhe rritur në Tiranë dhe kisha vështirësi në zanatin tim. Atje bëra një punë të mrekullueshme për  kohën, ata më donin sepse isha ndër kuadrot e para. Lidhjet me Mazrekun vazhduan për t’u mos u shkëputur  deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ai vdiq në moshën  69 vjeç. Atë ditë kishte qenë në  Shkodër me shërbim. Kishte shkuar për të shoqëruar dy trajnerë  kinezë  që do të punonin në Shkodër. Ndoshta nuk besohet sot, por kanë ardhur dhe e kanë marrë me helikopter për në Tiranë. Ai vlerësohej shumë nga të gjithë. Në ceremoninë e varrimit  ka  folur Ministrja e atëhershme e Arsimit Tefta Cami.

Transmetimet nga jashtë

Ka transmetuar shumë pak. Ka transmetuar një ndeshje në Bukuresht në vitin 1986. Luante  kombëtarja jonë me  kombëtaren e Rumanisë. Na kanë mundur aty pesë me një në stadiumin e Bukureshtit. Ka qenë një dimër i madh dhe një dëborë e madhe. Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë erdhi t’u uronte mirëseardhjen. Ai ishte tifoz  dhe vëllai i tij ishte ambasador në Shqipëri. Skuadra  e Rumanisë  ishte me emër në atë kohë.

Ndeshje  të  transmetuara…

-Në vitin 1983, u  bënë  rreth 5 mijë  ndeshje. Në vitin 1983, kaluan në një emision shumë të  ri dhe modern duke transmetuar jo vetëm një ndeshje, por të gjitha  ndeshjet e javës me copëza. Pikërisht, në këtë moment e la numërimin. Kur ka qenë  Mazreku sëmurë, apo për një arsye tjetër  i ka  rastisur  që të mbante 6 orë në javë  transmetim. Deri në vitin 1960 kemi qenë dy veta dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1965. Në këtë vit afrohet Ahmet Shqarri, Aleko Gjergo, Ymer  Sterniqi në Shkodër që është edhe sot. Ishte Ymer Kurti, pastaj hyri Veli  Rada  dhe më  vonë  ky numër  erdhi duke u shtuar.

 Ndeshja më e bukur

“Është ajo që ka mbetur si një legjendë, ajo e 17 nëntorit të vitit 1967, Kombëtarja jonë me Kombëtaren e Republikës Federale Gjermane. Ishte një ndeshje, e cila u mbyll me barazim këtu 0 me 0. I prishëm punë Gjermanisë sepse i hoqëm të drejtën  për të shkuar në finale. Ekipi  gjerman në atë kohë  ka sjellë në Shqipëri, yjet e futbollit të vet, emrat e  mëdhenj të futbollit të vet. Kanë ardhur në Tiranë mbas Kampionatit Botëror të vitit 1966 në Londër, ku u mundën në finale nga kombëtarja e Anglisë. Ne kemi bërë edhe një gol, por arbitri austriak nuk e pranoi  dhe ky sulm është fotografuar  edhe nga  fotografi i  vjetër  sportiv Enver Çobani. Por e rëndësishme  është  që i morëm një pikë shumë të vlefshme Gjermanisë, duke i prerë udhët për të shkuar në finale”.