Intervista/ Perlat Musta: Sfida në Poloni e vështirë, i ka të treja rezultatet

123

Intervista/ Kombëtarja në fokusin e Perlat Mustës, ish-lojtar dhe kapiten i Kombëtares

Sigal

Nga Agron Kaja

 

Kombëtarja ka kushtëzuar rreth dy javë pushim për kampionatet, sa vlerë kanë këto hapësira në mesin e garës në kampionate?

Këto shkëputje janë të përhershme, sepse janë të planifikuara në kalendar. Të gjitha skuadrat në Europë, e për pasojë edhe në kampionatin tonë, i kanë bërë këto llogari, por kush do dijë ta shfrytëzojë këtë hapësirë do ketë sukses.

Nën drejtimin e Silvinjos, Kombëtarja ka vijuar përgatitjet anti-Poloni, si e shikoni grupin e lojtarëve që ka grumbulluar për këtë sfidë?

Realisht, grupi që është thirrur nga trajneri brazilian Silvinjo, ka emra lojtarësh që luajnë në skuadra të mira në Europë. Duke i parë nga klubet, shpresoj për një skuadër competitive, por duhet parë edhe gjendja reale e tyre në fushë.

Nuk u mundësua një ndeshje miqësore para Polonisë, mendoni se kjo do ndikojë negativisht në sfidën me polakët?

Nga FSHF-ja u bënë shumë përpjekje për të siguruar një ndeshje miqësore para sfidës me Poloninë, dhe mirë do ishte. Por unë nuk mendoj se nga miqësoret mund të dalin anë positive, ato shërbejnë vetëm për modulin, që mund të ketë skuadra.

Është kohë e mundshme që në një javë përgatitje të formatohet një skuadër që të sjellë suksesin?

Koha është shumë e shkurtër për ta bërë një gjë të tillë, aq më shumë që stafi i skuadrës sonë Kombëtare ka ndryshuar. Edhe Polonia ka ndryshuar stafin teknik të saj dhe e humbi sfidën e parë me Republikën Çeke, por për skuadrën tonë dyshimi për Uzunin do jetë një mangësi e madhe.

Nesër do të ndeshemi me Poloninë, e keni një parashikim për këtë përballje?

Nisur nga përballjet që kemi patur me këtë skuadër në historinë tonë, mendoj se skuadra polake është më e favorizuar për të arritur fitoren. Por duke qenë se kjo është ndeshja e parë në këto eliminatore, i mendoj të tre rezultatet: 1-X-2.

Referuar kalendarit të Kombëtares sonë në Grupin E eliminator, e mendoni kualifikimin?

Duke qenë se ne kemi një staf të ri teknik në drejtimin e Kombëtares, do të duhet patjetër që të shikohet ecuria e skuadrës në dy-tri ndeshjet e para. Kalendari është shumë favorit, dhe sikur një barazim në Poloni do jetë pozitiv.

Cilën skuadër mendoni se mund të jetë më favorite në këtë europian?

Për të dhënë një opinion të tillë mendoj se është shumë shpejt, sepse jemi ende në një start nga ku nuk del dot në një përfundim. Kur të mbyllen ndeshjet eliminatore në grupe, atëhere besoj se do të krijohet një panoramë për skuadrat favorite.

 

Bilanci me Poloninë: Nd 13, F 1, B 3, H 9, Golat 8:19

Parashikimi i basteve:

Fitore Polonia 70%, Barazim 20%, Fitore Shqipëria 10%

Nisur nga përballjet që kemi patur në historinë tonë me këtë skuadër, mendoj se skuadra polake është më e favorizuar për të arritur fitoren. Por duke qenë se kjo është ndeshja e parë në këto eliminatore, i mendoj të tre rezultatet: 1-X-2

 

Kampionati Europian

Gjermani 2024

Ndeshjet e para/ Grupi E

Të premten, 24 mars 2023

Rep. Çeke-Poloni            3-1

Moldavi-Ishujt Faroe      1-1

Renditja

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Rep. Çeke 1        3

2.Ishujt Faroe        1        1

3.Moldavia           1        1

4.Shqipëria           0        0

5.Polonia              1        0

Ndeshjet e radhës

Sot, 27 mars 2023

Moldavi-Rep. Çeke         20:45

Poloni-Shqipëri              20:45

 

 

Poloni-Shqipëri, ndeshja më 27 mars 2023, ora 20:45

Formacioni i mundshëm

Shqipëria: 1-4-1-4

 

Berisha

 

Balliu    Kumbulla    Mihaj    Hysaj

 

Ramadani

 

Asani   Abrashi   Laçi    Bajrami

 

Cikalleshi

 

 

 

Ndeshjet e Shqipërisë

GRUPI E

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri              20:45

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi           20:45

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri      20:45

Datë 7 shtator 2023

Rep. Çeke-Shqipëri        20:45

Datë 10 shtator 2023

Shqipëri-Poloni              20:45

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke         20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri           20:45

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe      20:45

 

Deklarata të trajnerëve

Fernando Santos (Polonia): E respektojmë Shqipërinë

“Natyrisht që ne e respektojmë Shqipërinë. Shumë lojtarë të saj luajnë me klube të mëdha në Europë, ndërkohë që edhe lojtarët tanë luajnë me ekipe të mëdha. Duam të tregojmë karakterin dhe aftësinë për të bërë gjëra të mëdha dhe do jemi ne ata që do e vendosim këtë sfidë. E kemi kualitetin për të shmangur problemet”.

Silvinjo (Shqipëria): Do të luajmë për gjithçka

“Natyrisht që do të luajmë një ndeshje të vështirë dhe me një kundërshtar të fortë. Nuk ndikohem nga humbja e Polonisë me Çekinë, ndaj kjo është një sfidë e fortë për ne. Bashkëpunëtorët e mi që e kanë parë ndeshjen në Çeki më kanë dhënë disa detaje, ndaj edhe kam disa dilema për formacionin. Me apo pa Uzunin, do luajmë për gjithçka”.

Artan Mergjyshi vlerëson Dinamon: Është për Superiore!

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Dinamos, Artan Mergjyshi mendon se kjo skuadër e kaloi një situatë të vështirë, por me ndërrimin e trajnerit ka ndryshuar fytyrën e saj në ndeshjet që ka zhvilluar. “Kishte disa ndeshje që Dinamo nuk po e gjente mirë veten duke pësuar disa humbje. Por me ndërrimin e trajnerit duket qartë se gjërat kanë ndryshuar pozitivisht, pasi ka arritur fitore të vështira në transfertë që do ti vlejnë shumë për të vazhduar në kreun e renditjes”, kështu e mendon Mergjyshi situatën aktuale të Dinamos, ndërsa vendos atë dhe Flamurtarin si skuadrat që do ngjiten në Superiore. “Dinamo e Flamurtari kanë edhe kalendarin në favorin e tyre, por edhe duhet të fitojnë në përballjet direkte me Skënderbeun. Ndërsa fundi i renditjes duket më i qartësuar”.

 

KËNDVËSHTRIM/ Bankinat e trazuara në këtë sezon kanë arritur në shifra të larta

Superiorja për rekord, 24 trajnerë në 26 javë!

Nga Agron KAJA

 

Ditë më parë, në një medie sportive është shkruajtur për trajnerë të shkarkuar në kampionatin elitar spanjoll, La Liga. Ndoshta shifrat e botuara për shkarkimet e trajnerëve në 10 sezonet e fundit (86), në shikim të parë duket sikur aty është bërë “nami”, pasi 20 skuadrat pjesëmarrëse i kanë ndryshuar mesatarisht nga 4.5 herë bankinat. Dhe për nivelin që ka kjo Ligë, këto shifra duken si të larta, natyrisht të lidhura me standardet dhe nivelin e saj. Deri këtu duket në rregull, por duke marrë shkas nga Spanja, po i referohemi këtij fenomeni në Abissnet Superiore shqiptare, ku janë pjesëmarrëse 10 skuadra dhe ku shifra të tilla janë fiksuar në katër-pesë sezonet e fundit. Më konkretisht: Në sezonin 2022-2023, 24 trajnerë, në sezonin 2021-2022, 22 trajnerë, në sezonin 2020-2021, 23 trajnerë dhe në sezonin 2019-2020, 20 trajnerë. Në total: Në katër sezone te 10 skuadrat pjesëmarrëse kanë drejtuar 89 trajnerë. Pra, ja paskemi kaluar edhe La Liga-s spanjolle që është një nga më të fortat në Europë dhe Botë.

Dhe këtu fillon gjykimi në këtë këndvështrim. Sepse, një shtet me futboll deri diku në nivelin mesatar dhe me 10 skuadra të quajtura elitare (Shqipëria), ja kalon një shteti me futboll elitar në Europë dhe që ka 20 skuadrat të tilla (Spanja). Duke e quajtur këtë si një fenomen ku sezoni i kaluar nuk i ngjan sezonit të radhës, përfundimet sjellin fillimisht faktin se këto bankina të trazuara kanë arritur në shifra të larta, të cilat më shumë se sa lëvizjet, tregojnë se nuk jemi një Ligë Profesioniste sikundër edhe quhet. Ndërkohë që, nisur nga shifrat modeli shqiptar është edhe më i thellë, sepse më shpesh trajnerët në Superiore shkarkohen në mes, dhe para përfundimit të sezonit. Nuk jemi profesionistë në drejtim e menaxhim, e për pasojë bëjmë zgjedhje dhe marrim vendime jo profesioniste. Këtu nuk ka shumë dallim mes skuadrave, sepse ky fenomen ka ndodhur dhe po ndodh si me ato që kanë kryesuar renditjen, ashtu edhe me ato skuadra që luhaten në mesin e fundin e tabelës.

“Fenomen” ose “Pandemi” ta quajmë, por në Superiorje, futbolli nuk e meriton këtë amulli. Këtë nuk e meritojnë futbollistët, nuk e meriton tifozeria që në kohë të vështirë e në kohë të mirë u gjenden pranë skuadrave të tyre. Cila është zgjidhja? Profesionizmi nuk shikohet vetëm te emërtimi i Superiores, nuk shikohet vetëm në trajtimin e skuadrave dhe në fushat e stadiumet e mirëndërtuara në këtë kategori. Duhet që edhe ky fenomeni i bankinave që të plotësohet profesionalizmi.

 

“Në sezonin 2022-2023, 24 trajnerë, në sezonin 2021-2022, 22 trajnerë, në sezonin 2020-2021, 23 trajnerë dhe në sezonin 2019-2020, 20 trajnerë. Në total: Në katër sezone, te 10 skuadrat pjesëmarrëse kanë drejtuar 89 trajnerë. Pra, ja kemi kaluar edhe La Liga-s spanjolle!”

 

SEZONI 2022-2023

TRAJNERËT E PALËVIZUR

Skuadrat / Trajnerët     Zv.

Tirana / O. Shehi            (1)

Erzeni / Xh. Kapllani      (1)

TRAJNERËT E LARGUAR

Skuadrat / Trajnerët     Zv.

Laçi / Sh. Duro, D. Vikuçeviç,

  1. Mezani (3)

Partizani / D. Mehmeti,

Giovanni Kolela              (2)

Vllaznia / M. Josa, A. M (2)

Kukësi / S. Gega, E. Dobi,

  1. Hallaçi (3)

Teuta / R. Arapi, B. Shkëmbi,

  1. Martini (3)

Kastrioti / E. Çela, A. Mema,

  1. Çela (3)

Egnatia / E. Tetova, Sh. Duro,

  1. Tetova (3)

Bylis / J. Beqiri, A. Bellai,

  1. Shensoi (3)

 

Muaj agjermi edhe për futbollistët

Pas rikthimit të besimit fetar për gati 30 vjet, edhe nga futbollistët respektohen festat e ritet fetare. Një ndër to, që mbetet edhe më të mëdhatë është festa e Ramazanit, e cila ka nisur që më 23 mars dhe do mbyllet më 21 prill me ditën e parë të Fitër Bajramit. Dhe ajo që veçohet është agjerimi, të cilit nuk i kanë shpëtuar edhe futbollistët. Në të gjitha skuadrat ka shumë lojtarë që agjërojnë, dhe klubet janë munduar që të lehtësojë sa më shumë sakrificën e tyre.

“Humbet” Çelhaka, trajneri e “zbulon”

Ishte një prej mesfushorëve më të mirë në Shqipëri, Kur Jurgen Çelhaka shkoi te Legia në Poloni të gjithë mendonin se ky kalim i tij do të ishte pozitiv për. Për ta zbardhur mungesën e tij në fushën e lojës gjatë këtij sezoni ka folur trajneri i Legias, Kosta Runjaiç. “Nuk është faji i Çelhakës, por ka ndodhur sepse ne kemi një nga lojtarët më të rëndësishëm në pozicionin e tij, Bartosz Sliz. Ne luajmë me një mesfushor në rolin që ka Çelhaka dhe Slisz po bën një punë të mirë”.