Thellohet bashkëpunimi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë me Universitetet në Kosovë

133
Sigal

Gjatë vizitës në Prishtinë, Drejtuesit e UMSH, shoqëruar nga një grup pedagogësh të Fakultetit të Informatikës dhe Fakultetit të Shkencave Ekonomike zhvilluan një sërë takimesh me drejtuesit dhe pedagogët e Kolegjit Universitar AAB dhe Universitetin e Biznesit e Teknologjisë (UBT)

Gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen mendime për projekte bashkëpunimi, programet mësimore, laboratorët, qendrat kërkimore dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve tona. Pjesëmarrja e përbashkët në projektet ‘Erasmus plus’ dhe shkëmbimi i pedagogëve dhe studentëve , si dhe pjesëmarrja në konferenca shkencore, botime akademike të përbashkëta, ishin gjithashtu objekt i diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiancave.

Akademia e Shkencave në Shqipëri përgatitije për  konferencën shkencore me Akademinë e Shkencave në Kososvë për sfidat ekonomike 

 

Akadema e Shkencave në Shqipëri ka publikuar detaje nga : Takimi i grupit ndërakademik të punës për konferencën e përbashkët shkencore kushtuar sfidave të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe në rajon.

Kryetari i ASHAK akad. Mehmet Kraja priti anëtarët e këtij grupi, të kryesuar nga akad. Anastas Angjeli e akad. Isa Mustafa.

U zhvillua në Prishtinë takimi i tretë i grupit të punës ngarkuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës për përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe në rajon.

Kryetari i ASHAK akad. Kraja priti anëtarët e këtij grupi, të kryesuar nga akad. Anastas Angjeli e akad. Isa Mustafa.

Akad. Anastas Angjeli dhe akad. asoc. Adrian Civici bashkëbiseduan për përgatitjet me praninë e kolegëve përmendur më sipër, si dhe të akad. Justina Pula, zëvendëskryetare e ASHAK dhe anëtare e grupit të punës.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektet e përbashkëta midis dy Akademive, përveç organizimit të konferencës së përbashkët “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe në rajon”, veçmas për projektin e përbashkët për studimin “Gjendja e shkencave ekonomike dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik e social në Shqipëri e Kosovë”.