Vrasja e policit në Veri, Meta: Përulemi me nderim për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës

37
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se “përulemi me nderim më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”.

“Përulemi me nderim dhe mirënjohjen më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku!

Lutjet tona sot janë për të! LAVDI!”, shkroi Meta.