Harta/ Të huajt që studiojnë në Shqipëri

582
Nuk janë vetëm studentët shqiptarë që duan të shkollohen jashtë. Ka dhe të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të marrë një diplomë. Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s në Shqipëri studiojnë 2,705 studentë të huaj.
Vendin e parë për numrin më të lartë të studentëve e mban Italia me 529 studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.
Studentët turq renditen të dytët me 308 studentë.
Në të dhënat e UNESCO nuk janë përfshirë studentët nga Kosova, të cilët vlerësohen se zënë vendin e parë për nga numri i studentëve të huaj në Shqipëri. Nga përllogaritjet e Monitor numri i stdentëve nga Kosova është 1269.
Shqipëria, preferencë e studentëve nga rajoni
Nga vendet e rajonit, Maqedonia ka numrin më të lartë të studentëve në Shqipëri, me 202 studentë, Mali i Zi me 200 studentë, Serbia me 166 studentë, Greqia me 20 studentë dhe Bullgaria me 6.
Destinacionet e preferuara të studentëve të huaj
Normën më të lartë të studentëve të huaj e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të UNESCO-s rreth 18% e studentëve që studiojnë jashtë kanë si destinacion ShBA-në.
Mbretëria e Bashkuar është e dyta më e preferuar, me rreth 11% të studentët që e zgjedhin.
5 nga 10 destinacionet më të preferuara të studentëve janë shtete europiane, ku përveç Anglisë, studentët preferojnë të shkojnë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe Rusi.
Sigal