Moti i keq, 40 fshatra pa energji elektrike në juglindje

41
Sigal

40 fshatra në juglindje të vendit nga mëngjesi sotëm janë pa energji elekrike si pasojë e shiut dhe erës së fortë. Kushtet atmosferike kanë krijuar një situatë të vështirë për zonat rreth Korçës, Maliqit, Devollit dhe Kolonjës.

17 fshatra në njësinë administrative Gore të Bashkisës Maliq dhe 3 fshatra në njësinë Miglicë janë prej tre ditësh pa energji elektrike. Si pasojë e stuhisë është ndërprerë energjia edhe 17 fshatra të tjerë në njësitë Propotisht dhe Pojan.

Specialistët e OSSHE ka ndërhyrë në operatorin e shpërndarjes për zonat përkatëse dhe janë duke punuar për normalizimin e situatës.