Intervista/ Edmond Gëzdari: Po zhvillohet një kampionat pa hegjemoni!

41

Ish-futbollisti i Tiranës, Edmond Gëzdari, shprehet se skuadrat janë nën mesataren e duhur

Sigal

Agron KAJA

“Në minutën e 89-të, protestat e trajnerit të Dinamo City, Luixhi Di Biaxho, u bënë edhe më e veçantat e sfidës së djeshme me Vllazninë. Kjo ndodhi pas episodit të diskutueshëm për penallti, ndërsa Zabërgja morri kartonin e kuq”

Referuar ndeshjeve në shtatë javët e luajtura në Abissnet Superiore 2023-2024, çfarë përshkrimi teknik keni?

Ajo që them unë, është fakti se po bëhet një kampionat pa hegjemoni, Nuk dihet kush është i pari dhe kush skuadër është e fundit, kjo stituatë është pa Tiranën që ka dy ndeshje më pak. Më ka befasuar Skënderbeu me paraqitjen e tij.

Në 33 ndeshjet e luajtura, cila ka qenë dukuria pozitive e garës, dhe cilën veçoni si mangësi?

Nga sa kam parë unë, shoh që është një kampionat nën mesataren e duhur. Nuk ka liderë në skuadra, dhe po të shohësh me kujdes, këta nuk arrijnë të kopjojnë as edhe lojtarët në ndeshjet e huaja se si shënojnë. Kjo kryesisht për Dinamo City.

Ndërkohë që janë shënuar 88 gola në shtatë javë, e mendoni normale për këtë kategori?

Me atë shifër, mesatarja për javë i shkon në 13 gola për gjashtë ndeshje në javë, ose të themi 1.5 gola për ndeshje. Dhe me këta që kemi ne në Superiore, mjaft është. Unë mendoj se se shënuesi më i mirë në këtë kategori do dalë me pak gola.

Renditja e skuadrave kryesohet nga Egnatia, kanë “humbur” skuadrat e mëdha?

Egnatia nuk më habit, edhe pse e nisi me humbje këtë kampionat. Është një skuadër shumë e mirë dhe nuk është rastësisht në kreun e renditjes. Skuadrat e traditës kanë mbetur aty-aty, sepse do karrikohen në fazën e tretë e të katërt.

Laçi largoi dy trajnerë në gjashtë javët e para, të shtatën e nis me të tretin në bankinë, çfarë tregon kjo dukuri?

Laçi nuk e ka për herë të parë me këto lëvizje të bankinës. Mirel Josa nuk do bëjë magjinë që ditën e parë, edhe pse ka shkuar për të ndryshuar diçka. Është trajner me përvojë, por gjithmonë trajnerët janë në me çanta në dorë.

Sot Tirana-Laçi mbyll javën e 7-të, dhe nesër luhet e prapambetura e javës së 1-rë, Partizani-Teuta, si i parashikoni?

Të dyja skuadrat e kryeqytetit I shikoj si fituese në këto dy çifte. Tirana ka një diferencë dhe e mendoj si më të mirën në kampionatin tonë. Partizani nuk garanton për titullin, do ta ketë të vështirë rrugëtimin e tij në këtë kampionat.

Faza e parë e Superiores ka edhe 180 minuta, ku mendoni se do të ketë ndryshime në renditje?

Mendoj se nga kalendari, Tirana del në krye të renditjes në fundin e fazës së parë. Skuadrat e tjera do jenë ndoshta në këto pozicione dhe nuk mendoj se do lëvizin shumë, edhe pse skuadra si Kukësi apo Teuta janë të pa parashikueshme.

ABISSNET SUPERIORE

REZULTATET, JAVA 7

Të dielën, 1 tetor 2023

Egnatia-Teuta                 0-1

Skënderbeu-Partizani      1-0

Të hënën, 2 tetor 2023

Kukësi-Erzeni                2-1

Dinamo City-Vllaznia     1-1

Të martën, 3 tetor 2023

Tirana-Laçi                    14:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              7        13

2.Skënderbeu        7        12

3.Tirana                5        10

4.Vllaznia             7        9

5.Partizani            5        8

6.Erzeni                7        8

7.Teuta                 6        8

8.Laçi                   6        7

9.Dinamo City      7        7

10.Kukësi             7        7

Të mërkurën, 4 tetor 2023

Ndeshja e prapambetur

Partizani-Teuta               15:00

 

TIRANA-LAÇI

Sfida përmbyllëse e javës së 7-të

Java e shtatë e Abissnet Superiore u luajt në tre ditë, të dielën dhe mbeti vetëm Tirana-Laçi, e cila sot dhe e mbyll këtë javë të gjatë. Tirana renditet në vendin e 3-të me 10 pikë në pesë ndeshje, ndërsa Laçi renditet në vendin e 8-të me 7 pikë në 6  ndeshje. E veçanta e kësaj sfide është se në stolin laçian do të jetë Mirel Josa, një nga “Legjendat” e historisë së Tiranës. Ndërkohë që në kampin bardheblu e kanë vlerësuar si ndeshje me vështirësi të lartë, edhe pse janë skuadër pritëse. Ndërsa trajneri Josa, dje ka deklaruar se ndaj Tiranës duhet bërë mirë detyra, dhe alternativë është fitorja. Kjo ndeshje mendohet edhe me ndikim për “Final Four”.

PARTIZANI-TEUTA

E fundit që plotëson javën e parë

Ndeshja e javës së parë, Partizani-Teuta, u shty në muajin gusht 2023, sepse skuadra e kuqe ishte e angazhuar me ndeshje në Europë. Me një kalendar të ngjeshur sikundër po zhvillohen këto shtatë javët e para të Superiores, të dyja skuadrat nesër do shkojnë jo si në 90 minutat e startit të sezonit, por pasi kanë luajtur: Partizani 540 minuta dhe Teuta 630 minuta lojë. Renditja në këto shtatë javë nuk ka diferenca në pikë, por në pozicionin e tyre në tabelë. Partizani me 8 pikë renditet në vendin e 4-t, dhe Teuta po me 8 pikë renditet në vendin e 7-të. Partizani vjen pas humbjes me Skënderbeun dhe Teuta pas fitores me Egnatian.