Policia vijon kontrollet në Vlorë në çdo lagje, në kërkim të personave me precedentë penal

36
Sigal

Prej disa ditësh vijon aksioni në Vlorë për kapjen e personave me precedentë penal. Edhe mbrëmjen e sotme policia po bën kontrolle në çdo lagje të qytetit bregdetar.

Në terren ka zbarkuar policia së bashku me Forcat Operacionale dhe FNSH.

Kontrollet kanë vijuar edhe në lokalet e brendshme në çdo lagje të qytetit.