Interi merr vendim për të ardhmen e Kristjan Asllanit

105
Sigal

Kristjan Asllani do të mbetet tek Interi dhe kështu janë raportimet e fundit nga Italia.

Pavarësisht mungesës së minutave për mesfushorin shqiptar, drejtuesit e Interit duken të bindur për cilësitë e futbollistit të Kombëtares.

“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Interit nuk kanë në plan të huazojnë mesfushorin shqiptar duke qenë se ky sezon i ka mjaftuar për të kuptuar ku është dhe për t’u rritur mjaftueshëm.

Fakt i kryer bëhet largimi i Galiardinit në verë duke iu hapur më shumë mundësi Asllanit megjithëse priten afrime të tjera.

Sipas asaj që “Gazzetta” raporton, stafi teknik dot ë punojë më shumë me Asllanin për ta konsideruar një pjesë të rëndësishme të formacionit.

Edhe nëse nuk do të luajë titullar, tek Interi pretendojnë që Asllani të ndihmojë skuadrën nga stoli.