Konflikt i çastit, 39-vjeçari godet me sende të forta një 47-vjeçar në Këlcyrë

94
Sigal

Një 39-vjeçar me inicialet N.C për motive të dobëta, pas një konflikti ka goditur 47-vjeçarin me inicialet Gj.D banues. Ai është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i Policisë: Këlcyrë

Goditi me sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin N. C., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal në Këlcyrë, shtetasi N. C. ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.