Interi gati të marrë hak, tenton afrimin e Dybala-s

427
Sigal

Interi dhe Juventusi po bëjnë një betejë të vërtet jashtë fushave të lojës para startit të sezonit të ri. Bardhezinjtë për momentin janë të përqendruar te afrimi i Lukakut, teksa kanë ndërmend që të propozojnë kartonin e Dybala-s në këmbim dhe kërkojnë edhe 15 milionë euro. Marotta ndërkohë shpreson që argjentinasi t’i thotë jo United, por ka ndërmend që të marrë hak duke tentuar edhe afrimin e “La Joya” te zikaltërit.

Një operacion që duket shumë i vështirë për t’u realizuar. “Corriere dello Sport” ndërkohë raporton se interesimi i Contes për argjentinasin është i madh, ndonëse ky i fundit me shumë mundësi do të përfundojë në Manchester nëse gjithmonë shkon keq takimi me Sarrin,i parashikuar që të ndodhë ditën e sotme.

Interi është gati që të ofrojë në shkëmbim Mauro Icardin, një tjetër objektiv të bardhezinjve në merkato. Sulmuesi tjetër argjentinas dëshiron vetëm një transferim te Juventusi.